“Tregu financiar jo bankar ka njohur dimensione të reja, dhe mbi të gjitha ka njohur hapsira më të mëdha lirie, zgjerim të ndjeshëm në një terren jo të lehtë. Duhet të pranojmë se rëndon në rrugën tonë, ne ndeshemi me trashëgiminë që sjell nje pengesë. Kjo indiferencë vjen duke u zvogëluar kushtet e lirisë të qytetarit të lirë, ndaj tregu i sigurimeve, një treg sensitiv që lidhet me besimin po zhvilllohet intesivisht. Në këto vite, produktet janë shumëfishuar, interesi është shumëfishuar dhe kontrolli është bërë më i rëndësishëm se kurrë më parë”.
Kjo ishte deklarata e kryeministrit Sali Berisha ndërsa ishte i pranishëm në inagurimin e godinës së re të Autoritetit Mbikqyrës Financiar.
Për kryeministrin, ky institucion mbetet i besueshëm, i përgjegjshëm, i konsoliduar.
Më tej, me vlerësime mjaftë optimiste, Berisha tha se qeveria gjatë viteve ka parë veprimtarinë e këtij autoriteti.