Home Politike Sot shënohet 2-vjetori i anëtarësimit të vendit në NATO

Sot shënohet 2-vjetori i anëtarësimit të vendit në NATO

970
0

Sot shënohet 2-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Më 1 prill të 2009 Shqipëria, së bashku me Kroacinë, dorëzoi në një ceremoni në Departamentin Amerikan të Shtetit dokumentet për anëtarësim në Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Shqipëria mori ftesën për anëtarësim në vitin 2008, në samitin e Bukureshtit, ndërsa u ul si vend anëtar me të drejta të plota në takimin e përfaqësuesve të lartë të NATO-s në samitin e Strasburg-Këln më 4 prill 2009.

Kjo u cilësua një arritje dhe një fitore e madhe për vendin tonë, mbase edhe një ndër të paktat e politikave shqiptare.

Tre ditë pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, më datën 7 prill 2009, në shenjë simbolike, NATO ka ngritur flamurin e Shqipërisë përkrah atyre të vendeve të tjera të aleancës. Kështu Shqipëria bëhet anëtarja e 27-të e Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Anëtarësimi i Shqipërisë është një ngjarje e rëndësishme për mbarë shqiptarët, të cilët prej vitesh aspironin drejt një ngjarjeje të tillë historike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here