Home Aktualitet Botohet formulari:Të pastrehët, ja kriteret për kredi, punë dhe shtëpi

Botohet formulari:Të pastrehët, ja kriteret për kredi, punë dhe shtëpi

992
1

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama inspektoi dje punimet për ndërtimin e 400 apartamenteve të cilët do të jepen për të pastrehët. Sipas Ramës të pastrehët do të përfitojnë jo vetëm shtëpi por edhe punësim. “Një grup ekspertësh po kujdeset për modelin e ri të administrimit të projektit social. Katet e para të pallateve do të funksionojnë si biznese por do të krijojmë edhe klasa të arsimit profesional për ti ardhur në ndihmë qytetarëve të pastrehë “, tha dje Rama. Sipas kryebashkiakut do të nisë një epokë e re e strehimit social në të gjithë vendin. Nga të dhënat e programit elektronik në të cilën janë regjistruar të pastrehët e qytetit të Tiranës rezulton se, në Tiranë janë plotësuar nga ana e qytetarëve 5223 formularë që i përkasin 11 njësive Bashkiake të Tiranës, numër ky që i përket periudhës dhjetor 2005  deri më 30 qershor 2010. Gjithashtu, vlen të theksohet fakti se ky numër azhornohet periodikisht pasi qytetarët mund të aplikojnë në çdo kohë.
Aplikimi
Të gjithë qytetarët/familjet që kanë paraqitur pranë zyrave përkatëse në bashki, kërkesën për strehim në Programin e Banesave Sociale më Qira, të aplikojnë për të përfituar nga trajtimi me këtë program në kuadër të Projektit “Ndërtimi i Banesave me Qëllim Social” për miratimin e listës së përfituesve për shpërndarjen e banesave sociale, duke dorëzuar pranë Sektorit të Informimit Qytetar dokumentacionin përkatës të cilin do të mund ta gjeni bashkëlidhur. Ndër të gjithë aplikantët do të jenë fitues ata që kanë fituar pikët maksimale sipas sistemit të pikëzimit që do miratohet me vendim të Këshillit Bashkiak të Tiranës. Afati i dorëzimit të dokumentacionit do të jetë data 30 shtator 2010.
Kriteret e përzgjedhjes
Kanë përparësi individët dhe familjet që klasifikohen për t’u trajtuar me programet sociale, të miratuara me Vendim të Këshillit Bashkiak; familjet të cilat vërtetojnë se nuk kanë përfituar nga Ligji nr. 7652 datë 23.12.1992 “ Për privatizimin e banesave shtetërore”; familjet, ku kryefamiljari është grua e ve ose e divorcuar;familjet një prindërore që kanë në ngarkim fëmijë; të moshuar që kanë mbushur moshën e pensionit dhe që nuk përzgjidhen për t’u strehuar në institucionet publike të përkujdesit shoqëror; individët me aftësi të kufizuar, të cilët gëzojnë statusin e të verbrit të grupit të parë, të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, të invalidit të punës dhe të invalidit të Luftës Nacionalçlirimtare; familjet me shumë fëmijë; çiftet e reja me moshë totale deri në 55 vjeç;familjet që kanë ndryshuar vend banim për efekt punësimi; individët me statusin e jetimit që nga çasti i daljes nga jetimoret ose nga qendrat e përkujdesit e deri në moshën 30 vjeç.
Kreditë
Gjithashtu Bashkia e Tiranës, për vitin 2010 është duke aplikuar Programin e kredive të lehtësuara nga shteti në kuadrin e Programit të Banesave me Kosto të Ulët,  program i cili mundëson ndarjen e rreth 1000 kredive. Në këtë kuadër, Drejtoria e Menaxhimit të Strehimit dhe Shërbimit Social ka nxjerrë njoftimet zyrtare në Zyrën e Informimit të Qytetarëve, në Njësitë Bashkiake të qytetit të Tiranës, për të gjithë qytetarët/familjet që kanë paraqitur pranë zyrave përkatëse në Bashki, kërkesën për strehim në Programin e Banesave me Kosto të Ulët dhe që kanë nivelin e të ardhurave në kufijtë e 31 000 lekëve deri në 107 mijë lekëve të reja të aplikojnë për të përfituar nga trajtimi me Programin e Banesave me Kosto të Ulët sipas udhëzimit nr.6257, datë 02.09.2008 “Mbi përcaktimin e masës së subvencionit për familjet që përfitojnë kredi të lehtësuara nga shteti”, të Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacioneve si dhe Ministrisë së Financave, me dhënien e rreth 1000 kredive.

Kriteret e përzgjedhjes së përfituesve
1) Familjet të cilat vërtetojnë se nuk kanë përfituar nga Ligji nr. 7652 datë 23.12.1992 “ Për privatizimin e banesave shtetërore”
2) Familjet, ku kryefamiljari është grua e ve ose e divorcuar
3) Familjet një prindërore që kanë në ngarkim fëmijë
4) Të moshuar që kanë mbushur moshën e pensionit dhe që nuk përzgjidhen për t’u strehuar në institucionet publike të përkujdesit shoqëror
5) Individët me aftësi të kufizuar, të cilët gëzojnë statusin e të verbrit të grupit të parë, të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, të invalidit të punës dhe të invalidit të Luftës Nacionalçlirimtare
6) Familjet me shumë fëmijë
7) Çiftet e reja me moshë totale deri në 55 vjeç
8) Familjet që kanë ndryshuar vend banim për efekt punësimi
9) Individët me statusin e jetimit që nga çasti i daljes nga jetimoret ose nga qendrat e përkujdesit e deri në moshën 30 vjeç.

Statistikat e kërkesave sipas tre programeve sociale
1. Kanë kërkuar banesë me kosto të ulët 4388 aplikues;
2. Kanë kërkuar banesë sociale me qira 742 aplikues;
3. Kanë kërkuar tokë të pajisur me infrastrukturë 93 aplikues;

Të grupuar sipas gjendjes civile të aplikantit:
3291 aplikantë janë i/e martuar
870 aplikantë janë i/e divorcuar
555 aplikantë janë i/e ve
507 aplikantë janë beqarë
Mesatarisht aplikues; 3.4 anëtarë për familje.

Numri i kërkesave të qytetarëve që kërkojnë të trajtohen me strehim sipas njësive bashkiake:

Njësia Bashkiake         Nr.1     me 338 aplikues;
Njësia Bashkiake         Nr.2     me 637 aplikues;
Njësia Bashkiake         Nr.3     me 354 aplikues;
Njësia Bashkiake         Nr.4     me 421 aplikues;
Njësia Bashkiake         Nr.5     me 544 aplikues;
Njësia Bashkiake         Nr.6     me 420 aplikues;
Njësia Bashkiake         Nr.7     me 508 aplikues;
Njësia Bashkiake         Nr.8     me 416 aplikues;
Njësia Bashkiake         Nr.9     me 508 aplikues;
Njësia Bashkiake         Nr.10   me 390 aplikues;
Njësia Bashkiake         Nr.11   me 689 aplikues;

Nga formularët e regjistruar deri tani rezulton se:

4541 familje aplikuese nuk kanë përfituar nga ligji për privatizimet (Ligji Nr.7652);

595 familje aplikuese  kanë përfituar nga ligji për privatizimet (Ligji Nr. 7652);

3827 familje aplikuese banojnë deri në momentin e aplikimit në banesa me qira;

742 familje aplikuese banojnë në banesa rrezik shembje;

1762 familje aplikuese jetojnë në kushte të vështira higjeno-sanitare;

110 aplikues janë të verbër;

272 aplikues janë invalidë paraplegjik – tetraplegjik;

387 aplikues janë invalidë të punës;

36  aplikues janë invalidë lufte;

187 aplikues janë jetim;

106 familje aplikuese disponojnë objekt tjetër në pronësi;

301 familje aplikuese banojnë tek të afërm ose të njohur;

26  familje aplikuese kanë zënë objekt privat;

204 familje aplikuese kanë zënë objekt publik;

103 aplikues janë të përfshirë në programin e papunësisë;

513 aplikues janë përfshirë në programin e ndihmës ekonomike;

225 aplikantë janë të vetpunësuar

839 aplikantë janë të punësuar në shtet

907 aplikantë janë të punësuar në privat

622 aplikantë janë të punësuar të rastit

Niveli i të ardhurave për të marrë kredi
31 007 – 51 249 lekë   (për familjet të përbëra nga 1- 2 persona)
41 865 – 65 964 lekë  (për familjet të përbëra nga 2-3 persona)
54 153 – 84 035 lekë  (për familjet të përbëra nga 3-4 nga persona)
68 585 – 107 142 lekë (për familjet të përbëra nga 4-6 persona),

1 COMMENT

  1. Jam me statusin e jetimit , me sakrifica te medha mbarova shkollen e larte dhe sapo kam fituar masterin. Aktualisht banoj ne nje garsoniere pa as kushte minimale . Do te doja te kem nje shtepi sido qe te jete , mjafton te kete kushtet minimale, thjesht dua nje ndihme te vogel per kredi te bute dhe zotohem ta paguaj rregullisht. Kam nje muaj qe po punoj arketar , jam takuar me ministrin e mireqenies sociale dhe me ka thene qe duhet te aplikoj pasi e gezoj kete te drejte . Shpresat e mia tek ju …
    faleminderit.
    Ditjon Polla.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here