Home Aktualitet Kuliçaj: 3 persona në pranga për vrasjen e oficerit Roland Likaj

Kuliçaj: 3 persona në pranga për vrasjen e oficerit Roland Likaj

435
0

Në sajë të operacionit të koduar “Shtegtari”, policia e shtetit ka bërë të mundur prangosjen e tre shtatasve, të cilët në bashkëpunim, kanë vrarë inspektorin e policisë Roland Likaj.

Zv. drejtori i Policisë së Shtetit Agron Kuliçaj, në një deklaratë për shtyp tha se janë arrestuar Jetnor Xhevahir Nakoleci, 25 vjec, lindur në Korçë e banues në Tiranë.

Saleo Arben Stojani, 18 vjec, lindur e banues në Korçë, i dënuar më parë për veprën penale të vjedhjes, i arrestuar me datë 15 dhjetor 2010 për një sërë vjedhjesh të kryera në bashkëpunim në Qarkun e Korçës dhe aktualisht vuan dënimin prej 20 muajsh burgim për këto vepra penale. Personi i trete eshte me iniciale E.Z, 17 vjec, lindur në Elbasan dhe banues në Korçë.

Këta shtetas akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin në datë 18 tetor 2010, rreth orës 02.30 ne lagjen “1 Maji” Vlore, kanë vrarë me armë zjarri pistoletë, në krye të detyrës, nënkomisarin e policisë Roland Likaj.

Zbardhja dhe dokumentimi i plotë ligjor i kësaj ngjarje u bë i mundur në sajë të një pune intensive informative-gjurmuese dhe hetimore të Drejtorisë kundër Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Drejtoritë e Policisë së Qarqeve Korçë, Vlorë dhe Tiranë.
Ky operacion u realizua në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë për Krime të Rënda.

Materialet proceduriale i kanë kaluar kësaj Prokurorie për veprat penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese të kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtjes pa leje”.

Previous articleEliza Dushku dhe Lorik Cana, imazhe reklamuese të xhinseve
Next articleMerkel mbështet integrimin e Ballkanit

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here