Home Aktualitet Hyn në fuqi amnistia, falen 900 të dënuar

Hyn në fuqi amnistia, falen 900 të dënuar

335
0

burgPlot 900 të dënuar dhe të paraburgosur pritet të lënë përgjatë ditës së sotme qelitë e burgjeve dhe paraburgimeve në vend, për shkak të hyrjes në fuqi të ligjit për amnistinë. “Përfitimi nga ky ligj është tërësor ose i pjesshëm. Nga zbatimi i tij është përllogaritur se fitojnë lirimin e menjëhershëm rreth 900 të dënuar dhe të paraburgosur. Ndërsa ulje dënimi përfitojnë të gjithë të dënuarit në sistemin e ekzekutimit të vendimeve penale”, – tha Ersejla Murati, zëdhënëse e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Ky institucion deklaroi se ka marrë të gjitha masat për të garantuar zbatimin pa probleme dhe mbarëvajtjen e këtij procesi në të gjitha burgjet dhe paraburgimet në vendin tonë. Në mesin e të liruarve do të jenë dhe 35 gra të dënuara, ose thënë ndryshe, më shumë se gjysma e grave që ndodhen në burgun “Ali Demi” në Tiranë.

Sipas ligjit, plotësojnë kriteret për të lënë qelitë, të gjithë të dënuarit të cilëve u kanë mbetur deri në 3 vite burg për të vuajtur, personat e dënuar me kusht apo me gjobë, apo personat për të cilët gjykata ka caktuar një nga llojet e alternativave të dënimit me burgim, për dënime të dhëna deri në datën 30 nëntor 2013, pavarësisht kohës së mbetur nga dënimi; personat e dënuar me vendim të formës së prerë, me kusht, me gjobë, apo personat për të cilët gjykata ka caktuar një nga llojet e alternativave të dënimit me burgim; personat e dënuar me burgim, të cilëve, në datën 30 nëntor 2013, u kanë mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 3 vjet, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale të parashikuara në nenin 4 të këtij ligji; të dënuarat femra, që në datën 30 nëntor 2013 janë baras ose mbi moshën 55 vjeçe; të dënuarit meshkuj, që në datën 30 nëntor 2013 janë baras ose mbi moshën 60 vjeç; të dënuarit me burgim, të cilët, në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë qenë baras ose nën moshën 18 vjeç. Në të gjitha rastet përjashtohen të dënuarit për krime të rënda.

Previous articleNASA zbulon nje drite misterioze ne planetin Mars
Next articleBeyonce ndan disa foto personale me Jay Z dhe vajzen Blue Ivy

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here