Home Aktualitet Universiteti i Tiranës, Kule shkarkon dekanin e Mjekësisë

Universiteti i Tiranës, Kule shkarkon dekanin e Mjekësisë

685
0

Dekani i Fakultetit të Mjekësisë, Alfred Priftanji, shkarkohet nga detyra, me një vendim të marrë nga Rektori i Universitetit të Tiranës.
Ky vendim i është dërguar Myqerem Tafaj, pasi autoriteti që konfirmon shkarkimin e dekanit të Fakultetit te Mjekësisë është Ministri i Arsimit dhe Shkencës.

Në shkresën e firmosur prej tij, z.Kule thotë se e mori këtë vendim, pasi Priftanji, në mënyrë të vazhdueshme ka kryer dhe vazhdon të kryejë veprime të cilat kanë sjellë pasoja serioze në funksionimin normal të Fakultetit të Mjekësisë dhe Universitetit të Tiranës.

Priftanji ka refuzuar në mënyrë arbitrare respektimin e ligjit për arsimin e lartë, aktet nënligjore në zbatim të tij si dhe ka shkelur hierarkinë institucionale duke mos zbatuar vendimet dhe urdhrat e autoriteteve drejtuese të UT.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here