Gjendet trupi i pajete i shtetasit Blerti Kodra,17 vjec. Duke iu referuar të dhënave të policisë, mësohet se i riu është gjendur në ujrat e lumit Erzen. 17-vjecari, në datën 20 mars ishte larguar nga familja, duke mos lajmëruar për vendodhjen e tij. Trupi i tij është gjendur nga familjarët.
Dyshimet e para të familjarëve kanë të bëjnë me mbytje aksidentale në lumin Erzen, pasi ai ishte duke kullotur bagëtite.