Home Aktualitet Drejtuesit e larte i nenshtrohen provimit nga DAP

Drejtuesit e larte i nenshtrohen provimit nga DAP

643
0

rama-shehajDrejtuesit e lartë të administratës shtetërore po testohen nga Departamenti i Administratës Publike. Gazeta “Panorama” shkruan sot se për tri orë provimit i janë nënshtruar ditën e shtunë dhjetëra drejtues të lartë të administratës, të cilët gëzojnë statusin e nëpunësit civil, ndërsa janë përjashtuar nga ky provim drejtuesit politikë, të emëruar nga Këshilli i Ministrave.

Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Briseida Shehaj, Sonila Qato e AKKP-së, drejtoresha e INUK, Bici, Ogerta Manastirliu e QSUT, ishin disa nga drejtueset që iu nënshtruan provimit ditën e shtunë. Duket se qeveria po e nis testimin e administratës publike nga drejtuesit e saj. Komisioni i provimit ka pasur 9 anëtarë, mes të cilëve dhe një profesor francez, ndërsa pesë anëtarë të tij ishin miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave.

Fleta e provimit kishte 28 pyetje, nga të cilat 11 ishin me përgjigje alternative, 15 me shtjellim, ndërsa në dy prej tyre drejtuesit e administratës do të zhvillonin ese. Drejtorët e lartë të administratës publike duhej të jepnin mendimin e tyre për punën e qeverisë dhe objektivat që duhet të përmbushë…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here