Home Aktualitet Tritoli ne shtylla, arrestohen 4 te rinj

Tritoli ne shtylla, arrestohen 4 te rinj

209
0

krimet-e-rendaKatër personat e arrestuar këtë të dielë, të cilëve iu zbuluan dhe sekuestruan 3 mina të telekomanduara me celularë, janë lënë në burg nga ana e Gjykatës së Krimeve të Rënda në Tiranë.

Në seancën e zhvilluar ditën e sotme me dyer të mbyllura, Gjykata mësohet se ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda duke u dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 31-vjeçarin , 30-vjeçarin Dashnor Dumani, 24-vjeçarin Asllan Plaku si dhe 31-vjeçarin Bledar Plaku.

Sakaq, televizioni A1 Report zbardh një pjesë të përgjimeve të policisë, ndaj 4 të arrestuarve në Durrës të dielën e 18 dhjetorit. Përgjimet kanë të bëjnë me bisedat ndërmjet një prej të arrestuarve, Febjus Dauti, lindur në Has dhe banues në Durrës, dhe një të infiltruari që çoi më pas në zbulimin e të rinjve dhe prangosjen e tyre.

Në bisedat telefonike Dauti shprehet se ai së bashku me 3 shokë të tjerë, vendosnin lëndë eksplozive me porosi, kundrejt shumave të parave. Lëndën eksplozive, Dauti bën të ditur se e vendosnin në makina, komisariate policie dhe shtyllave të tensionit, apo ku do që të bëhet porosia kundrejt shpërblimit me para. Madje sipas Prokuorisë, ata dyshohet se kanë vendosur tritol në disa raste në qytetet e Krujës dhe Fushë-Krujës.

Nga përgjimet, ai shprehet se këtë ata e bënin kundrejt një shpërblimi në para, i cili siç shprehet ai, duhet bërë në mënyrë korrekte nga porositësit. Megjithatë, 31 vjeçari shton se persona të tjerë të cilët kanë porositur vendosjen e tritolit, i kanë borxh atij një shumë parash prej 16 mijë eurosh.

“Unë së bashku me 3-4 shokë vendosim lëndë eksplozive me porosi. Eksplozivin e vendosim në makina, komisariate policie, shtylla tensioni, ku të jetë porosia por kjo bëhet kundrejt shpërblimit me para. Dhe pjesa e shpërblimit me para duhet të jetë korrekte. Por ka persona të tjerë që kanë porositur vendosje tritoli dhe më kanë sërish borxh 16 mijë euro.” tregon Dauti në bisedat telefonike të përgjuara.

Katër të rinjtë u arrestuan këtë ë dielë në qytetin e Durrësit pasi u kapën me 3 lëndë eksplozive C4 me celularë. Prangosja e tyre u bë në kuadër të operacionit të koduar “Twix” të sektorit për Trafiqet dhe Narkotikë në Drejtorinë e Policisë së Durrësit në bashkëpunim me Prokurorinë për Krime të Rënda, pas një pune 2 mujore.

Prokuroria: Të rinjtë kanë vënë tritol disa herë në zonën e Fushë – Krujës dhe Krujës
Sipas Prokurorisë, hetimi ndaj katër të rinvje ka nisur në bazë të informacioneve të siguruara nga ana e Policisë së Shtetit.

“Sipas materialit të referuar, janë siguruar informacione se shtetasi që njihet me emrin Dritan (Febjus) Dauti lindur ne Golaj, Has dhe banues në Durrës kryen aktivitet te kundraligjshem të kryerjes së “Vepra me qëllime terroriste” dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe minicioneve luftarake”, të parashikuar nga nenet 230 “n” dhe 278/4 të Kodit Penal.” thuhet në njoftimin e Prokurorisë

Sipas informacioneve të grumbulluara Dritan (Febjus) Dauti në bashkëpunim me të tjerë dyshohet se ka vendosur edhe herë të tjera lëndë plasëse në zonën e Fushë – Krujës dhe Krujës në objekte të ndryshme. Organi i akuzës thekson se Dauti ka ndërruar e emrin nga Dritan në Febjus.

Po ashtu, janë siguruar të dhëna se katër të arrestuarit dyshohet se mund ta vendosnin lëndën shpërthyese edhe duke e telekomanduar shpërthimin nga distanca.

Kohët e fundit, qyteti i Durrësit është tronditur nga atentatet me lëndë eksplozive ndaj personave të ndryshëm, ku vetëm në 72 orët e fundit janë shënuar 3 atentate me tritol. E fundit ishte ajo e ditës së djeshme, ndaj Drejtorit të burgut të Fushë-Krujës, Arben Suloj, ku lënda eksplozive ishte vendosur në automjetin e tij. Si pasojë e shpërthimit, Suloj pësoj plagë të rënda ndërsa është ende nën monitorimin e bluzave të bardha, në spitalin e Traumës në kryeqytet.

Ndërkohë atentat me eksploziv u shënua të dielën pasdite edhe ndaj shtetasit Julian Tuku, por fatmirësisht ai nuk ishte në automjet në momentin e shpërthimit. E njëjta ngjarje e rëndë u shënua edhe ndaj biznesmenit nga Kukësi Ardian Trota i cili arriti t’i shpëtojë, duke marrë plagë, por jashtë rreziku për jetën.

Prokuroria: Ja si u arrestuan 4 të rinjtë me mina celularë
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dhënë detajet e operacionit policor që çoi në arrestimin në flagrancë të 4 të rinvje, të cilëve iu gjetën dhe sekuestruan 3 mina të telekomanduara me celularë.

“Në vijim të hetimit ka rezultuar se: Në datë 17.01.2015 në orën 16.20 në autostradën Durrës-Tiranë, në zonën në afërsi të mbikalimit për këmbësor në Shën Vlash, u konstatuan shtetasi Fabjus ( Dritan) Dauti, një person tjetër rreth moshës 30 vjec, i cili mbante në dorë një qese të kuqe. Në këto moment kanë ndërhyrë oficerët e policisë, të cilët kapën në duart e tij tre kallëpe, në trajtë cilindrike, me përmasa të ndryshme, të mbështjellë me natriban të zi, me dy fije të dala nga pjesa e trupit. Këto material dyshohet se janë lëndë shpërthyese e llojit eksploziv C4. Në momentet e këmbimit të lëndës plasëse kanë qenë të pranishëm dhe janë kapur nga policia edhe shtetasit e dyshuar Dashnor Dumani, Bledar Plaku e Asllan Plaku. Sa më sipër është kryer arrestimi në flagrancë i shtetasve, si persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “trafikimit të lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive” parashikuar nga neni 282/a/2 i K.Penal.” thuhet në njoftimin e Prokurorisë

Previous articleArmina Mevlani reagon pas lajmit se ajo kishte blere nje makine luksoze
Next articleDrejtuesit e larte i nenshtrohen provimit nga DAP

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here