Home Aktualitet Atentat me eksploziv, 3 persona te plagosur rende

Atentat me eksploziv, 3 persona te plagosur rende

573
0

atentatTre persona kanë mbetur të plagosur, dy prej te cilëve në gjendje të rëndë, nga shpërthimi i një automjeti në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:45 në vendin e njohur si “Rruga Ura”. Burime nga policia bëjnë me dije se automjeti që ka shpërthyer ishte tip “Volkswagen Polo” me targë AA 868 EE.

Në momentin e shpërthimit automjeti ka qenë në lëvizje. Sipas të njëjtave burime, nga hetimet paraprake dyshohet që automjetit ti jetë vendosur një sasi eksplozivi, tritol në pjesën e poshtme në krahun e shoferit.

Një nga personat e plagosur është drejtuesi i automjetit Sulejman Allushi, i cili ndodhet në gjendje të rëndë. Allushi është vëllai i drejtorit të burgut 313.

Ndërsa dy të plagosurit e tjerë janë Andi Koci dhe Joli Kapo, kalimtarë të rastit. Pista e parë e hetimit e ngritur nga policia është ajo e konfliktit për pronat. Mësohet se Sulejman Allushi ka pasur probleme pronësie në Ferras.

Gazetari i News24 Spartak Koka nga vendi i ngjarjes bën me dije se shperthimi ka qenë i fortë dhe ka ngjallur panik tek banorët përreth ndërkohe që automjeti ka pësuar dëmtime të shumta në pjesën e përparme.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here