Home Aktualitet Sinanaj, nje killer qe nuk deshtonte kurre

Sinanaj, nje killer qe nuk deshtonte kurre

639
0

julian-sinanajNjë prej stileve që e bëri Julian Sinanaj një vrasës unik dhe anëtar të rëndësishëm të bandës së tritolit, sipas burimeve pranë grupit hetimor ishte fakti që ai qëllonte saktë me të dyja duart, përveç njohurive precize të lëndëve plasëse.

Me një pistoletë “Makarov” dhe një “TT” ai arrinte të shënjestronte objektivin, duke mundësuar suksesin e garantuar, ndaj në qarqet e interesuara kishte dalë fraza “Ai djalë nuk dështon kurrë”. Vetë Sinanaj ka dëshmuar këto ditë se “Më donin mua se unë nuk kisha firo”, ndësa pyetjes se: “A ke dështuar ndonjëherë në atentatet e tua me porosi?”, ai i është përgjigjur se “Jo, kurrë”.

Mirëpo edhe pse e kapën, jeta e këtyre ditëve brenda hekurave, atij nuk i duket aspak e sigurtë. Ndër frazat e fundit që ai ka shqiptuar, sipas burimeve nga ekspertët që po interesohen për zhvillimet e hetimeve, është frika për jetën. “Kam merak se mos më ngulin ndonjë thikë këtu brenda”, mësohet të jetë rrëfyer personi që mban mbi supe disa vrasje, pjesëtar i “bandës së tritolit”, dy prej të cilëve kanë marrë arratinë. Juliani e ka pranuar se po planifikonte t’i vriste dhe ata. Ndërsa për Ilir Karçinin, njeriun e fundit që dha porosinë e vetme të papërfunduar të 31-vjeçarit, ai s’ka më asnjë dyshim.

“Kishte besim se do t’ia mbaroja këtë punë, më takoi 4 herë”, ka deklaruar ai. “Ekzekutimi i Bares është shtyrë një herë me dëshirën time, pasi në zonën e liqenit kishte ndodhur një vrasje, dhe herën e dytë ka ndodhur për shkak të Gjokonës, pasi ky nuk po më sillte makinën “Fiat Punto”, me të cilën do realizohej largimi i shpejtë pas kryerjes së krimit”-ka deklaruar në polici Sinanaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here