Home Aktualitet Aleksandër Cara akuzohet për vrasjen e motrës dhe plagosjen e xhaxhait

Aleksandër Cara akuzohet për vrasjen e motrës dhe plagosjen e xhaxhait

772
0

Policia e Lëzhës njoftoi sot arrestimin e të akuzuarit për vrasje, Aleksandër Cara.  25-vjeçari Aleksandër Cara akuzohet për vrasjen e motrës dhe plagosjen e xhaxhait të tij, Mark Cara. Sipas policisë arrestimi i Carës është bërë në aksin Laç- Fushë Krujë. Ka qenë dëshmia e Mark Carës, xhaxhai i të arrestuarit,  por edhe provat e tjera materiale, të cilat kanë hedhur dyshimet se autori i vrasjes ishte djali, dhe jo babai, Llesh Cara, siç ishte deklaruar në fillim.

“Shkova në shtëpinë vëllait për të biseduar. Por, vëllai së bashku me të birin, Aleksandrin, me fyen dhe rrahën. Armën e ka pasur Aleksandri, ai vrau të motrën dhe më plagosi mua në momentin që po largohesha më vrap në oborrin e shtëpisë. Rashë pa ndjenja e më pas nuk mbaj mend asgjë”.

Kështu mësohet të ketë deponuar për grupin e hetimit Mark Cara. Ndërsa, Aleksandër Cara ishte shpallur në kërkim, babai i tij, Llesh Cara, është vetëdorëzuar pas krimit të rëndë në familje.

Prej 10 vitesh ata ishin në konflikt dhe madje kishin pasur mes tyre një proces penal, e cila kishte përfunduar në favor të Mark Carës. Së fundmi, ata kishin hapur një proces civil për pronën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here