Home Politike BE, Fyle: Shqiperia e humbi shansin per tu afruar me BE

BE, Fyle: Shqiperia e humbi shansin per tu afruar me BE

648
0

Brukseli reagon për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit. Komisioni Europian përmes zëdhënësit të Stefan Fyles (foto), Petër Stanos, deklaroi se BE ka ndjekur më vëmendje situatën në Shqipëri. I pyetur nëse ky proces do ndikojë në vlerësimin e KE në vjeshtë për statusin kandidat të vendit tonë, Stano tha që është e vështirë të shohësh shenja pozitive që do çonte Shqipërinë përpara drejt anëtarësimit.

“Mund tju them se në këtë moment është e vështirë të shohësh ndonjë shenjë apo moment pozitiv që do të çonte Shqipërinë, liderët e saj politikë dhe popullin në fazën tjetër të procesit për anëtarësim”.

Stano shtoi se 12 rekomandimet mbeten prioritet për Shqipërinë për të cilat sipas tij Komisioni Europian pret që të përmbushen dhe për të cilat do ketë vlerësim në raportin e vjeshtës.

KUKAN: NJE SHANS I HUMBUR
Reagime jo shumë optimiste për zgjedhjen e Presidentit vijnë dhe nga ana e Parlamentit Europian. Eduard Kukan kreu i delegacionit për Ballkanin Perëndimor në Parlamenti Evropian, raporton “Shekulli” ta ketë cilësuar procesin e zgjedhjes së presidentit të Shqipërisë “një shans të humbur”.

Eurodeputeti mësohet se i ka uruar Bujar Nishanit detyrën e re dhe është shprehur se shpreson që të mund të jetë në gjendje për të unifikuar dhe prezantuar në mënyrë të pavarur dhe mbrojtjen e interesave të të gjithë qytetarëve.

“Zgjedhja e presidentit ishte një mundësi për të gjitha forcat politike në Shqipëri për të konfirmuar fjalët e tyre për dialog dhe bashkëpunim politik. Fatkeqësisht, ky proces ishte një mundësi e humbur. Kam frikë se pa rezultate të prekshme në përmirësimin e jetën politike, vendi gjithashtu mund të humb edhe mundësi shumë të rëndësishme”, shprehet Kukan.

“Sfidat me të cilat po përballet Shqipëria kërkojnë bashkëpunim politik për çështjet e brendshme dhe ato evropiane. Shpresoj që presidenti i ri do të ndërmarrë të gjitha hapat për ta bërë këtë pjesë të realitetit politik”, citohet të ketë deklaruar kreu i delegacionit për Ballkanin Perëndimor në Parlamentin Europian.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here