Home Aktualitet Aksidenti në Qafë Krrabë, shoferi: Na goditi nje fuoristrade

Aksidenti në Qafë Krrabë, shoferi: Na goditi nje fuoristrade

687
0

Policia e Elbasanit bëri publike rezultatet e ekspertizës paraprake të aksidentit të një dite më parë, në aksin Tiranë-Elbasan, ku autobusi me aktivistë të Aleancës Kuq e Zi doli nga rruga në vendin e quajtur “Qershitë”´.

Sipas ekspertëve, shkaku i aksidentit dyshohet humbja e kontrollit nga drejtuesi i autobusit, duke bërë që mjeti të përfundonte disa metra poshtë rrugës.

“Drejtuesi Mit’hat Biçaku pasi ka humbur drejtimin ka dalë nga rruga. Ekspertiza e deritanishme është rezultat paraprak”- bëri të ditur policia, ndërkohë që theksoi se po vijon puna për gjendjen teknike të mjetit të aksidentuar.

Ndërkohë drejtuesi i mjetit Mit’hat Biçaku deklaroi për “Gazeta Shqiptare” se një makinë e detyroi të dilte nga rruga, pasi e kishte goditur dy herë qëllimisht autobusin.

“Një makinë tip fuoristradë me goditi dy herë në anën e pasagjerit. Nuk mbaj mend ngjyrën apo targën, pasi kam tentuar të shmangem greminës dhe të shpëtoj pasagjerët…”- deklaroi Biçaku, që për fat ka pësuar disa gërvishtje të lehta, pa pasoja për jetën.

“Rruga shkoi krejt normalisht. Asnjëherë nuk e kam kaluar shpejtësinë e lejuar në rrugë. pasagjerët nuk patën asnjë shqetesim apo ankesë. Rreth orës 16.40 jemi afruar tek “Qershitë”. Teksa po kalonim në kthesë një makinë tip fuoristradë, më ka goditur dy herë në anën e pasagjerit. Unë jam shmangur me qëllim që të mos përfundoja jashtë rrugës për sigurinë e jetës së pasagjerësve. Nga goditja autobuzi devijoi dhe përfunduam poshtë rrugës”, -është shprehur shoferi.

Ndërkohë Biçaku ka pretenduar se automjeti ka bërë kontrollin teknik, sikurse parashikohet në ligj. Dëshmia e shoferit, është mbështetur dhe nga pasagjerët aktivistë të Aleancës.

Ndërkohë burime nga spitali i Elbasanit bëjnë të ditur se tashmë nga 29 persona që u paraqiten ditën e djeshme pas aksidentit, janë ende të shtruar 4 persona, mes tyre dy pak më rënde dhe që do vijojne të jenë nën kujdesin e mjekëve peë disa ditë.
Më rëndë rezultojnë Antonio Faqolli 37 vjeç dhe Arta Kojku 24 vjeç.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here