Home Sport Serbët djegin flamurin shqiptar, reagojne ambasadat

Serbët djegin flamurin shqiptar, reagojne ambasadat

517
0

Ambasadori i Shqipërisë, Mehmet Elezi dhe ai i Kosovës Naim Malaj në Zvicër kanë reaguar pas djegies se flamurit shqiptar në miqësoren Spanjë – Serbi, të luajtur në stadiumin e Saint Gallenit, dhe pas thirrjeve raciste të një grupi tifozësh serbë që thonin vazhdimisht “vdekje shqiptarëve”, raporton Zëri.

Në komunikatën e përbashkët për shtyp, dy ambasadorët kanë theksuar se këto ngjarje kanë tronditur shqiptarët në Republikën e Kosovës dhe atë të Maqedonisë. “Këto akte dhune dhe racizmi që nxisin urrejtjen dhe tensionet etnike bien në kundërshtim me vlerat demokratike”, thuhet mes te tjerash në komunikatën e përbashkët të dy ambasadave shqiptare, duke theksuar se “futbolli është një sport i bukur që duhet të frymëzojë ndjenjat e solidaritetit dhe miqësisë”.

Në fund, dy ambasadorët, Elezi dhe Malaj i kanë kërkuar autoriteteve zvicerane dhe FIFA-s të marrin masat e duhura për të ndëshkuar aktorët e këtyre akteve të turpshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here