Home Sport FIFA dhe UEFA kane dënuar ashpër dhunën e huliganëve serbë

FIFA dhe UEFA kane dënuar ashpër dhunën e huliganëve serbë

669
0

Presidenti i FIFA-s Sep Blater dhe ai i UEFA-s Mishel Platini kanë dënuar ashpër dhunën e huliganëve serbë të një dite më parë në Gjenova gjatë ndeshjes së përfaqsueses së Italisë me atë të Serbisë. Takimi zhvillohej në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Euro2012.
“Jam i tronditur nga pamjet e djeshme në ndeshjen Itali-Serbi. Kam shumë kujtime të këqia që lidhen me dhunën në futboll. Pres rezultatet e hetimeve dhe vendimet e trupit disiplinues. Kujtoj se UEFA ka tolerancë zero ndaj dhunës në stadiume”, – theksoi Platini.
Takimi Itali-Serbi u ndërpre vetëm 7 minuta pasi kishte filluar për shkak të dhunës në shkallët e stadiumit të Gjenovas, ku tifozët ultranacionalistë serb dogjën edhe një flamur shqiptar. Përfaqësuesja e Italisë e fitoi ndehsjen në tavolinë me rezultatin 3:0.

Shulku, federata shqiptare do të reagojë për incidentin.

Kreu i sektorit të garave në Federatën shqiptare të futbollit, Shulku, ka reaguar sot ndaj incidentit të djeshëm ku në një ndjeshje futbolli u dogj flamuri shqiptar. “mendoj se është një veprim i shëmtuar, një akt që besoj se do të dënohet padyshim edhe nga organet kompetente, i cili e largon futbollin jo e afron, kur sicc dihet UEFA dhe FIFA kanë slloganin “bashkë për të mirën e futbollit” ccka në futbollin e djeshëm akti i tifozëve serbë është i dënueshëm. Mendoj se sanksionet disiplinore do të jenë të ashpra.

Ka patur reagime nga tifozët shëiptarë. Rriskon kjo në nxitjen e tensioneve të mëtejshme?

Nuk mendoj se është e ngjashme. Pasi incidenti që tifozët serbë bënë dje në stadium dje në Itali, është totalisht e kundërt nga ajo që ka ndodhur dje më pas në ambasadën serbe. Akt tjetër i shëmtuar është që tifozët serbë e dogjën flamurin shqiptar në një stadium që nuk ishte pjesë Shqipëria, ccka e bën më të rëndë këtë akt.

Do të reagojë Federata Shqiptare?

Padiskutim që po, padyshim që po. Besoj jo vetëm Federata, por edhe të gjithë organet dhe shteti. Është një akt që duhet të dënohet nga të gjthë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here