Home Lifestyle Soni Malaj dhe Mirko vazhdojne jeten ne Spanje

Soni Malaj dhe Mirko vazhdojne jeten ne Spanje

354
0

Ajo vijon të mbetet këngëtarja më e dashur për shqiptarët. Ndonëse prej një viti i mungon skenave të festivaleve e spektakleve muzikore, këngët e saj vijojnë të dëgjohen e pëlqehen shumë nga publiku. Fjala është për këngëtaren e mirënjohur Soni Malaj, e cila aktualisht është duke zhvilluar jetën e saj përkrah të fejuarit, Mirko, në Spanjë. Çifti simpatik i showbiz-it janë kthyer në sipërmarrës dhe mësohet të kenë ngritur një biznes që po ecën shumë mire. Ndonëse ky largim nga skena u mendua se erdhi si pasojë e një pushimi për të cilën këngëtarja kishte nevojë, nga të rejat që kemi për të nuk na rezulton kështu. Ditët e saj janë të mbingarkuara për shkak se është ajo që duhet të kujdeset për mbarëvajtjen e biznesit. Bashkëjetesa me Mirkon po shkon për mrekulli dhe gjasat janë shumë të mira për një martesë mes çiftit. Sa i përket karrierës muzikore, shumë shpejt do të vijë bashkëpunimi i këngëtares me një grup të njohur kosovar dhe ka shumë mundësi që Sonin ta kemi në Shqipëri, për të marrë pjesë në koncertet gjatë fushatës elektorale. Një tjetër surprizë e këngëtares është se ajo mund të shndërrohet në imazhin e kompanisë “American Cola” për Kosovën. Ndonëse ende është duke e shqyrtuar ofertën, Soni ka gjasa të kthehet në fytyrën përfaqësuese të kësaj pijeje.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here