Home Aktualitet Universitetet, ja lista finale

Universitetet, ja lista finale

831
1

studente-fitueseShpallen listat e fituesve për të gjitha degët në të gjithë vendin. Maturantët që kanë  shanse për Formularin A3. Regjistrimet, në fakultete.

Fituesit duhet të paraqiten personalisht në sekretaritë e fakulteteve.

Regjistrimi nis më 8 tetor. Kush do plotësojë formularin A3.

Shpallet lista përfundimtare e fituesve në shkollat e larta publike. Ministria e Arsimit dhe e Sporteve publikoi dje edhe pikët e fituesit të fundit për secilin nga programet e studimit. “Sekretaritë mësimore të fakulteteve, nga datat 08 – 13 tetor 2013, prej orës 08:00 deri në orën 18:00, të pranojnë dokumentacionin plotësues për të gjithë kandidatët fitues”, ka vendosur Ministria e Arsimit. Sipas saj, kandidatët duhet të dorëzojnë personalisht dokumentet e kërkuara, si: dokument identifikimi, 2 fotografi dhe mandat arkëtimi i tarifës prej 1600 lekësh. Kjo është faza përfundimtare e regjistrimit në universitete. Gjatë kryerjes së procedurës së dorëzimit të dokumentacionit plotësues, sekretaritë mësimore të fakulteteve mbajnë regjistër të veçantë me të dhënat mbi datën dhe orën e dorëzimit, si dhe nënshkrimin e kandidatëve fitues dhe sekretarisë mësimore”, thuhet në udhëzimin e MASH. Ndërkohë, pas mbylljes së regjistrimeve do të publikohet formulari A3. Në të do të përfshihen të gjitha programet e studimit në të cilat kanë mbetur sërish kuota të paplotësuara. Pas publikimit të këtij formulari të interesuarit do të kenë disa ditë kohë për plotësimin e tij dhe më pas do të shpallen emrat e fituesve. Ndryshe nga sa ka ndodhur gjatë viteve të shkuara, këtë vit plotësimi i formularit A3 do të lejohet edhe për maturantët mbetës në një nga provimet e maturës, por me kushtin që këta maturantë në datat e përcaktuara nga Ministria e Arsimit për sezonin e vjeshtës të jenë vlerësuar me nota kaluese. Në raundin e dytë kanë të drejtë të marrin pjesë të gjithë maturantët që kanë konkurruar në raundin e parë me të njëjtën renditje preferencash të atij raundi. Nga kjo e drejtë përjashtohen fituesit në preferencën e parë, të cilët janë regjistruar në këtë program studimi dhe maturantët të cilët nuk kanë kërkuar vazhdimin e konkurrimit për preferenca më të larta gjatë regjistrimit online dhe që rezultojnë të regjistruar në programin e studimit të preferuar. Pas listës paraprake Agjencia Kombëtare e Provimeve bëri me dije se kishin mbetur rreth 3200 kuota të paplotësuara. Kaq mendohet që të jetë numri i studentëve që do të largohen jashtë vendit. Ndërsa numri i kuotave që do të përfshihen në formularin A3 mendohet të jetë më i lartë se kaq.

KLIKO KETU

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here