Home Aktualitet Llotaria Amerikane, ja ç’fare duhet te dini para se te aplikoni

Llotaria Amerikane, ja ç’fare duhet te dini para se te aplikoni

220
1

llotaria-amerikane1. Çfarё do tё thonё fjalёt “vendas” dhe “ngarkimi”?
Vendas nё pёrgjithesi do tё thotё dikush qё ka lindur nё njё shtet tё caktuar, pavarёsisht shtetit aktual tё rezidencёs sё individit apo shtetёsisё. Vendas gjithashtu do tё thotё qё, bazuar nё Seksionin 202(B) tё Aktit tё Emigracionit dhe Kombёsisё, dikush qё ka tё drejtё t’i ngarkohet njё shteti tjetёr tё ndryshёm nga ai nё tё cilin ai ose ajo ka lindur. Pёr shkak se vendosen kufizime numerike ndaj emigrantёve qё vijnё nga njё shtet apo nё zone gjeografike, secili individ i ngarkohet njё shteti. Ngarkimi juaj ka tё bёjё me shtetin ndaj tё cilit ju llogariteni.

2. A mund tё aplikoj edhe nёse nuk kam lindur nё njё nga shtetet kualifikuese?
Ka dy rrethana nё tё cilat prapёseprapё ju mund tё keni tё drejtё pёr tё aplikuar. E para, nёse bashkёshortja derivative ka lindur nё njё shtet tё kualifikueshёm pёr lotarinё, ju mund tё deklaroni ngarkimin ndaj atij shteti. Duke qenё se pranueshmёria juaj pёr aplikim bazohet tek bashkёshortja juaj, juve do ju lёshohet viza emigruese DV-1 vetёm nёse bashkёshortja juaj do tё jetё gjithashtu e pranueshme pёr dhe t’i lёshohet viza DV-2. Tё dy ju duhet tё hyni nё SHBA sё bashku duke pёrdorur vizёn tuaj tё DV-sё. Nё mёnyrё tё ngjashme, fёmija juaj i mitur mund t’i ngarkohet shtetit tё lindjes sё prindit. Së dyti, juve mund t’ju “ngarkohet” vendi i lindjes të njërit prej prindërve tuaj për sa kohë që asnjëri prej prindërve nuk ka lindur nё vendin që nuk kualifikohet, ose nuk ka qenë banor i vendit që nuk kualifikohet në kohën e lindjes tuaj. Në përgjithësi, njerëzit nuk konsiderohen banorë të një vendi në të cilin ata nuk kanë lindur ose janë natyralizuar ligjërisht, nëse ata janë vetëm duke vizituar vendin, duke studiuar në vend përkohësisht, ose të vendosur përkohësisht në atë vend për biznes apo arsye profesionale në emër të një kompanie ose qeveri nga një vend tjetër dhe jo nga vendi ku aplikuesi ka lindur. Nëse ju kërkoni ngarkim alternativ, ju duhet ta shënoni një informacion të tillë në Formularin elektronik të DV-së në internet, në pyetjen # 6. Shёnimi i një vendi që nuk kualifikohet ose ngarkohet (p.sh, një vend për të cilin nuk mund të vërtetoni një kërkesë të vlefshme) mund të përjashtojë aplikimin tuaj.

3. Pёrse vendasit e disa shteteve nuk kualifikohen pёr Programin e DV-sё?
Programi i Lotarisë së Diversitetit (DV) ka për qëllim t’u ofrojë një mundësi emigrimi personave qё nuk janё nga vende me “pranim të lartë emigrantësh”. Ligji pёrcakton “shtetet pranim të lartë emigrantësh” ato shtete nga të cilat një total prej 50.000 personash në kategoritë e vizave me Bazë Të Sponsorizuar nga Familjarë dhe me Bazë Punësimi kanë emigruar në Shtetet e Bashkuara gjatë pesë viteve të kaluara. Çdo vit, Shërbimi i Emigracionit dhe Shtetësisë Amerikane (USCIS) bën përllogaritjen e shifrave të emigrantëve që janë pranuar në Amerikë me statusin e familjarit dhe të punësimit në pesë vitet e mëparshme për të identifikuar shtetet ku vendasit e tyre nuk do të jenë të kualifikueshëm (nuk do të kenë të drejtë të aplikojnë) për lotarinë e atij viti. Meqenёse bёhet njё pёrcaktim i veçantë para çdo periudhe vjetore të kohës kur aplikohet për E-DV-në (lotarinë elektronike), lista e vendeve ku vendasit e tyre nuk janë të ligjshëm mund të ndryshojë nga viti në vit.

4. Sa viza tё DV-2015 do u kalojnё vendasve tё secilit rajon dhe shteteve tё kualifikueshme?
Ky material gjendet nё http://albanian.tirana.usembassy.gov Faqe 8 në 19 Shёrbimi i Shteteve tё Bashkuara pёr Shtetёsinё dhe Imigracionin (USCIS) pёrcaktojnё limitet rajonale pёr DV-nё pёr çdo vit sipas njё formule tё pёrcaktuar nё Seksionin 203(c) tё INA-s. USCIS do tё bёjё publike kёto shifra pasi tё jenё kryer llogaritjet. Numri i vizave qё do t’u lёshohen vendasve tё secilit shtet do tё varen nga caqet rajonale tё pёrcaktuara, nga sa tё regjistruar vijnё nga secili shtet, dhe se sa tё regjistruar kanё patur tё drejtёn pёr vizё. Jo mё shumё se shtatё pёrqind e totalit tё vizave nё dispozicion mund t’i kalojnё vendasve tё njё shteti.

5. Cilat janё kerkesat pёr arsim ose eksperiencё pune?
Ligji dhe rregullat e Emigracionit të Shteteve të Bashkuara kërkojnë që çdo aplikant duhet të ketë të paktën një arsim të shkollës së mesme ose ekuivalentin e saj, ose brenda pesë viteve të fundit të ketë dy vjet përvojë pune në një profesion që kërkon përvojë ose trajnim të paktën dy vjet. Një “arsimim i shkollës së mesme ose ekuivalente” përkufizohet si përfundimi me sukses i një kursi dymbëdhjetëvjeçar fillor dhe të mesëm në Shtetet e Bashkuara OSE përfundimin e suksesshëm në një vend tjetër të një kursi edukimi zyrtar të krahasueshëm me filloren dhe të mesmen të një shkolle në arsimin e mesëm në Shtetet e Bashkuara. Vetëm kurset zyrtare të studimit e përmbushin këtë kërkesë, kurset e korrespondencës ose çertifikata të ngjashme (të tilla si me kohë të pjesëshme G.E.D.) nuk janë të pranueshme. Prova të dokumentuara të edukimit ose përvojës së punës duhet t’i prezantohen zyrtarit konsullor në kohën e intervistës për vizë.

6. Cilat profesione kualifikohen pёr programin e DV-sё
Për të përcaktuar të drejtën ligjore bazuar në përvojën e punës, do të përdoren përkufizimet e publikuara në bazën e të dhënave të Departamentit të Punës (DOL) O*Net OnLine Database. O*Net OnLine Database grupon përvojën e punës në pesë “zona të punës.” Edhe pse shumë profesione janë të shënuara në faqen e internetit të Departamentit të Punës (DOL), vetëm disa profesione specifike të caktuara kualifikohen për programin e DV-së. Për t’u kualifikuar për një DV në bazë të përvojës suaj në punë, ju duhet të keni brenda pesë viteve të fundit dy vjet përvojë në një profesion që është përcaktuar si Zonë Pune 4 ose 5, e klasifikuar në një shkallë të Përgatitjes së Vecantë Profesionale (SVP) tё vlerës 7.0 ose më lart.

7. Si mund tё gjej punёt qё tё kualifikojnё pёr DV tek bazën e të dhënave të Departamentit të Punës (DOL) O*Net OnLine Database?
Pasi tё keni hyrё nё O*Net OnLine, ndiqni kёto hapa pёr tё gjetur se cilat profesione kualifikohen: 1. Nёn “Gjej Profesione”, zgjidh “Familja e Profesioneve” nga lista poshtё; 2. Kёrko sipas “Famijes sё Profesioneve”, kryeni zgjedhjen tuaj, dhe shtypni “Vazhdo”; 3. Zgjidhni lidhjen pёr profesionin tuaj specifik. 4. Zgjidhni butonin “Zona e Profesionit” pёr tё gjetur numrin e pёrcaktuar tё Zonёs sё Profesionit dhe gamёn e vlerёsimit tё Pёrgatitjes Specifike Profesionale (SVP). Pёr shembull, zgjidhni Inxhinierёt e Hapёsirёs. Nё fund tё Raportit Pёrmbledhёs pёr Inxhinierёt e Hapёsirёs, nёn seksionin e Zonёs sё Profesionit, ju do tё gjeni Zonёn e pёrcaktuar tё Profesionit 4, gama e SVP, 7.0 deri < 8.0. duke pёrdorur kёtё shembull, Inxhinierёt e Hapёsirёs ёshtё njё profesion i kualifikueshёm. Pёr mё tepёr informacion, shikoni faqen e internetit tё Vizave tё Shumёllojshmёrisё – Lista e Profesioneve. 8. A ka njё moshё minimale pёr tё aplikuar pёr programin e E-DV-sё?
Nuk ka moshë minimale për të aplikuar për programin, por kërkesa për shkollim nga një shkollë e mesme ose përvojë pune për secilin aplikant primar në kohën e aplikimit do të ndikojë në skualifikimin e shumë personave që janë nën 18 vjeç. PLOTËSIMI I FORMULARIT TUAJ ELEKTRONIK PёR PROGRAMIN E DV-sёKy material gjendet nё http://albanian.tirana.usembassy.gov Faqe 9 në 19

9. Kur mund ta dorёzoj aplikimin tim?
Periudha e regjistrimit pёr aplikimin elektronik për DV-2015 do të fillojё në mesditë, Ora Ditore Lindore (GMT-4), E martë, 1 Tetor 2013, dhe do përfundojnë në mesditë, Ora Ditore Lindore (GMT-4) E Shtunë, 2 Nëntor 2013. Çdo vit, miliona njerëz aplikojnë për programin e lotarisë gjatë periudhës së regjistrimit. Mbajtja e periudhës së regjistrimit nё kёto data siguron që të përzgjedhurit të njoftohen brenda afatit dhe u jep kohë për t’u përgatitur si aplikantëve të vizave ashtu dhe ambasadave e konsullatave tona që të plotësojë rastet për lëshimin e vizave. Ju inkurajojmë qё të aplikoni në fillim të periudhës së regjistrimit. Kërkesat e tepërta nga fundi i periudhës së regjistrimit mund të ngadalësojnë sistemin. Asnjë aplikim nuk do të pranohet pas mesditës (EDT), e Shtunë 2 Nëntor 2013.

10. Unё jam nё SHBA. A mundem unё tё aplikoj pёr programin e DV-sё?
Po, njё aplikant mund tё jetё nё Shtetet e Bashkaura ose nё njё shtet tjetёr dhe aplikimi mund tё kryhet nga kudo ndodheni.

11. Mё duhet tё aplikoj vetёm njёherё gjatё periudhёs sё regjistrimit?
Po, ligji lejon vetëm një aplikim nga/ose për secilin person gjatë çdo periudhe të regjistrimit. Departamenti i Shtetit përdor teknologji të sofistikuar për të identifikuar aplikime të shumëfishta. Nëse dorëzoni më shumë se një aplikim do të skualifikoheni.

12. A mundet secili nga bashkëshortët të dorëzojë aplikim veçmas?
Po, secili nga bashkëshortët mund të dorëzojë një aplikim veçmas, nëse secili përmbush kërkesat ligjore. Në qoftë se njëri prej tyre përzgjidhet, tjetri ka të drejtë të aplikojë për statusin e personit ndjekës.

13. Cilët anëtarë të familjes duhet të përfshij unë në aplikimin tim elektronik për lotarinë?
Bashkëshortët: Ju duhet të përfshini bashkëshortin apo bashkëshorten pavarësisht faktit se ai/ajo jeton apo ka ndërmend ose jo të emigrojë në Shtetet e Bashkuara. Ju duhet të pёrfshini bashkëshort-in/en tuaj edhe nëse ju jeni tashmë të ndarë prej tij/saj, përveç rasteve kur jeni ligjërisht të ndarë (p.sh. ka një marrëveshje të shkruar që njihet nga një gjykatë apo një vendim gjykate). Nëse jeni ligjërisht të ndarë, ju nuk keni nevojë për të përfshirë ishbashkëshort-in/en tuaj në aplikim, sidoqoftë ju nuk do të cënoheni nëse e përfshini atë. Nëse jeni divorcuar apo bashkëshort-i/ja juaj nuk jeton më, mos e përfshini ish-bashkëshort-in/en tuaj në aplikim. Fёmijёt: Ju duhet të pёrfshini të GJITHË fëmijët tuaj që janë të pamartuar dhe nën 21 vjeç në kohën e aplikimit tuaj fillestar E-DV, pavarësisht nëse janë fëmijët tuaj natyralë, fëmijët e bashkëshort-it/es tuaj (edhe pse tashmë mund të jeni i ndarë nga prindi i fëmijës), fëmijët e bashkëshort-it/es suaj, apo fëmijët që ju keni adoptuar zyrtarisht në përputhje me ligjet e vendit tuaj. Përfshini të gjithë fëmijët nën 21 vjeç në kohën e aplikimit tuaj elektronik, edhe nëse ata nuk banojnë me ju apo nuk mendoni që ata do të emigrojnë në kuadrin e programit DV. Nuk ju kërkohet të përfshini fëmijët të cilët tashmë janë shtetas Amerikanë apo Rezidentë të Përhershëm Ligjorë, sidoqoftë ju nuk do të cënoheni nëse i përfshini ata. Prindërit apo motrat/vëllezërit e të regjistruarit janë të papërshtatshëm për të përftuar statusin e personave në ngarkim, dhe nuk duhet të përfshihen në formularin tuaj. Nëse përfshini pjesëtarët e familjes në aplikimin tuaj, nuk është e domosdoshme për ta që të aplikojnë për vizë apo të udhëtojnë me ju. Megjithatë, në qoftë se ju përfshini më vonë në aplikimin tuaj për vizë një person i cili është në varësinë tuaj të ligjshme, dhe që nuk e keni përfshirë në aplikimin elektronik fillestar, rasti juaj do të skualifikohet. Kjo vlen vetëm për ata që ishin anëtarë të familjes në kohën kur është dorëzuar aplikimi origjinal, jo ata të përftuar në një datë të mëvonshme nga aplikimi fillestar. Bashkëshorti/ja juaj, nëse i përmbush kushtet për aplikim, ende mund të dorëzojë një formular më vete edhe pse ai/ajo është radhitur në aplikimin tuaj, për sa kohë që të dy aplikimet të përfshijnë detaje mbi të gjithë vartësit në familjen tuaj. (shikoni pyetje dhe përgjigje nr.12 më sipër).

14. Duhet të aplikoj vetë, apo dikush tjetër mund të aplikojë për mua?
Ju inkurajojmë të përgatisni dhe dorëzoni aplikimin tuaj (aplikimin elektronik fillestar), por mund të keni edhe dikë tjetër që t’ju ndihmojë të aplikoni. Pavarësisht se nga kush është bërë aplikimi fillestar për lotarinë, pra nga vetë individi, apo nga një avokat, mik, i afërm, etj., vetëm një regjistrim mund të paraqitet në emrin tuaj. Ju si aplikant keni përgjegjësinë të siguroheni që informacioni i dërguar në formularin e regjistrimit është i saktë dhe i plotë; formularët që nuk janë të saktë dhe të plotë do të shkualifikohen. Aplikantët duhet të ruajnë numrin personal të konfirmimit që të munden në mënyrë të pavarur, të kontrollojnë statusin e aplikimit të tyre nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Regjistrimit (Entry Status Check) në www.dvlottery.state.gov.

15. Unë tashmë jam regjistruar në një kategori tjetër për vizë emigrimi. A mundem ende të aplikoj për programin e DV-së? Po.

16. Kur do të jetë në dispozicion E-DV-ja elektronikisht?
Ju mund të hyni në internet gjatë periudhës së regjistrimit që fillon në 12:00 (mesditë) Ora Ditore Lindore (EDT) (GMT-4) E martë, 1 Tetor 2013; dhe do të përfundojnë në 12:00 (mesditë), Ora Ditore Lindore (EDT) (GMT-4) E Shtunë, 2 Nëntor 2013.

17. A do të mundem të shkarkoj dhe ruaj formularin elektronik E-DV si document dhe ta plotësoj më pas?
Jo, ju nuk do të jeni në gjendje që të ruani formularin e plotësuar në një program tjetër dhe ta dorëzoni atë më vonë. Formulari i regjistrimit për lotari E-DV është formular vetëm për internet. Ju duhet të plotësoni informacionin dhe ta dorëzoni ndërkohë që jeni online.

18. A mundem të ruaj formularin në internet dhe ta përfundoj atë më vonë?
Jo. Formulari i regjistrimit të E-DV-së (lotarisë elektronike) është projektuar që të plotësohet dhe dorëzohet njëherësh. Ju do të keni (60) minuta kohë që fillon me shkarkimin dhe plotësimin e formularit, deri në përfundimin dhe regjistrimin në adresën e internetit të E-DVsë. Nëse më shumë se gjashtëdhjetë minuta kalojnë dhe ju nuk e keni përfunduar dhe regjistruar formularin tuaj në mënyrë elektronike, informacioni i dhënë deri nё atё moment do tё fshihet. Sistemi fshin të gjitha regjistrimet e pjesshme që më vonë të mos përcaktohet aksidentalisht si dublikatë apo formular. Lexoni deri në fund udhëzimet përpara se të filloni plotësimin e formularit, që të dini saktësisht çfarë informacioni do t’ju nevojitet.

19. Unë nuk kam skaner.
A mundem të dërgoj fotografitë tek dikush në Shtetet e Bashkuara për t’i skanuar, ruajtur dhe postuar përsëri tek unë që t’i përdor në regjistrimin tim? Po, kjo mund të bëhet për aq kohë sa fotografia plotëson kërkesat sipas udhëzimeve dhe dërgohet elektronikisht në të njëjtën kohë me regjistimin elektronik të lotarisë E-DV. Ju duhet të keni fotografinë e skanuar në formular kur të regjistroheni elektronikisht për programin; fotografia nuk mund të paraqitet veçmas formularit elektronik. Regjistrimi i plotë (fotografi dhe formular së bashku), mund të plotësohet në mënyrë elektronike nga Shtetet e Bashkuara apo nga jashtë.

20. Sipas procedurave, sistemi nuk do të pranojë formularin fillestar E-DV nëse fotografitë e mia nuk i plotësojnë të dhënat teknike. A mundem të ridërgoj formularin tim?
Po. Nëse fotografia/ (fotografitë) nuk i plotësojnë të dhënat teknike, regjistrimi juaj nuk do të pranohet nga interneti i E-DV-së, kështu që ju nuk do të merrni një njoftim konfirmues. Megjithatë, duke u nisur nga natyra e paparashikueshme e internetit, ju mund të mos e merrni menjëherë njoftimin për refuzim. Nëse ju mund të korrigjoni fotografinë /(fotografitë) dhe të ridërgoni Pjesën e Parë apo të Dytë të formularit brenda 60 (gjashtëdhjetë) minutave, ju mund të jeni në gjendje që të paraqisni regjistrimin tuaj me sukses. Përndryshe, do t’ju nevojitet të rifilloni procesin e regjistrimit. Ju duhet të mundoheni të paraqisni një formular aq herë sa të jetë e nevojshme deri në pranimin e plotë të formularit dhe deri në njoftimin për marrjen e konfirmimit. Njëherë që merrni njoftimin për konfirmim, regjistrimi juaj ka përfunduar dhe ju NUK duhet të paraqisni një regjistrim shtesë.

21. Sa shpejt pas regjistrimit të formularit do të marr njoftimin për konfirmimin elektronik?
Ju duhet të merrni njoftimin konfirmues menjëherë, sëbashku me numrin e konfirmimit i cili duhet ruajtur dhe mbajtur. Megjithatë, duke u nisur nga natyra e paparashikueshme e internetit, mund të njoftoheni me vonesë. Ju mund të shtypni butonin “Submit” sa herë të jetë e nevojshme deri në pranimin e plotë të formularit dhe deri në njoftimin për marrjen e konfirmimit. Megjithatë, sapo të merrni njoftimin konfirmues, mos e ridërgoni informacionin tuaj.

Previous articleUniversitetet, ja lista finale
Next articleNdahet nga jeta, aktorja e madhe Drita Pelingu

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here