Home Kulture Ndahet nga jeta, aktorja e madhe Drita Pelingu

Ndahet nga jeta, aktorja e madhe Drita Pelingu

773
0

drita-pelinguËshtë ndarë nga jeta sot në moshën 87-vjeçare një nga ikonat e teatrit shqiptar, Drita Pelingu. Artistja e nderuar me titullin “Artiste e Merituar” nga viti 1986 është shuar në Tiranë, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Aktorja e njohur është shuar në moshën 87-vjeçare, duke lënë pas emrin e aktores së madhe të skenës dhe filmit, që jetën dhe energjitë ia kushtoi skenës dhe popullit që e duatrokiti për vite me radhe ku ajo interpretoi në skenë.

Prej gati një viti, aktorja Drita Pelingu, ka qenë e shtruar në spital pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

“Me hidhërim te thellë dhe dhimbje të madhe Teatri Kombëtar njofton ndarjen nga jeta të artistes së madhe Drita Pelinku “Nder i Kombit”.- thuhet në njoftimin e Teatrit Kombëtar.

Në plejadën e aktorëve që themeluan Teatrin Kombëtar, Drita Pelinku është një emër i pazëvendësueshëm. Drita Pelinku do të mbahet mend jo vetëm si aktore brilante, por edhe si njeri i madh! Në karrierën e gjatë mbi gjashtë dekada krijimtaria e saj artistike është e larmishme dhe përfshin tri fusha: aktrimin, regjisurën dhe pedagogjinë, por edhe jo më pak I rëndësishëm është kontributi i saj si autore e shumë botimeve biografike për artistë të skenës shqiptare. Si aktore e teatrit dhe kinematografisë numëron mbi 150 role, ndër të cilët më shumë se gjysma janë kryerole femërore të dramaturgjisë kombëtare dhe botërore. Që nga viti 1976 ajo ishte një nga pedagogët më me vlerë të artit skenik dhe nga më të dashurat për breza të terë aktorësh e studentësh në dekada.

CMIMET E KARRIERES
Për kontributet e saj të veçanta Drita Pelinkut iu akordua nga Presidenti i Republikës titulli “Mjeshtre e madhe”, “Çmimi i Karrierës” dhe gjithashtu titulli “Artiste e Merituar”, çmimi “Ismail Qemali”, ndërsa Bordi Drejtues i Institutit Amerikan të Biografive ka ka zgjedhur ndër 500 udhëheqësit më me influencë në botë. Së fundmi, qyteti i lindjes e ka çmuar si Qytetare Nderi të Vlorës dhe Presidenti i Republikës i ka akorduar titullin më të lartë “Nder i Kombit”.

JETESHKRIMI I AKTORES DRITA PELINGU
Drita Pelingu lindur në qytetin e Vlorës në vitin 1926, filloi punën si aktore profesioniste në Teatrin Kombëtar në vitin 1946. Disa nga komeditë dhe dramat e para ku ajo ka interpretuar në teatrin shqiptar. “Rëshqitja”, “Arturo Ui”, “I çuditëshmi”, “Zonja e Bujtinës”, “Gratë gazmore të Uindsorit”, “Artani”, etj.

Në kinematografi ajo u shfaq fillimisht me një rol të vogël tek “Tana” (1958), e më pas tek “Njeriu me top”, “Kur hidheshin themelet”, ku interpreton rolin e Budës, “Vajzat me kordele të kuqe”, “Radiostacioni”, “Përtej mureve të gurta”, “Fjalë pa fund”, “Shpresa”, etj.

Ajo ka luajtur mbi 120 roleve në teatër dhe kinematografi. Mban titullin “Artiste e Merituar” që nga vitit ’86, ndërsa në vitin ’96 ështe fituese e çmimit kombetar “Ismail Qemali (çmimi)”. Me titullin e lartë “Mjeshtre e Madhe e Punës”, akorduar nga Presidenti i Republikës ajo u nderua pesë vjet të shkuara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here