Home Kosova KFOR nuk pranon kushtet e serbëve të rebeluar

KFOR nuk pranon kushtet e serbëve të rebeluar

706
0

Takimi mes përfaqësuesve të KFOR-it, EULEX-it dhe krerëve të strukturave paralele në veri, ka përfunduar para pak çastesh pa ndonjë rezultat konkret sa i përket largimit të barrikadave.

Burime të Kosovapress-it bëjnë të ditur se komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Drevs nuk ka pranuar kushtin e serbëve të rebeluar për mos praninë e doganierëve dhe policëve të Kosovës nëpër pikat kufitare Bërnjak dhe Jarinnjë, por ka kërkuar heqjen e barrikadave pa asnjë kusht.

Sipas këtyre burimeve, meqë nuk është arritur marrëveshja, kryetarët paralelë të komunave serbe kanë kërkuar garanci nga gjenerali gjerman se ushtarët e tij nuk do të tentojnë me forcë të largojnë barrikadat, por ai nuk ka mundur t’ju garantojë një gjë të tillë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here