Home Kosova KFOR deshton ne heqjen e barrikadave

KFOR deshton ne heqjen e barrikadave

722
0

Forcat e KFOR-it kanë tentuar në orët e para të mëngjesit të sotëm të largojnë barrikadën e serbëve në Rudarë, por prania e madhe e serbëve ka detyruar tërheqjen e njësiteve të KFOR-it.

Mediat kosovare njoftojnë gjithashtu se dhe në Jegenicë, KFOR ka tentuar rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm, të largojë barrikadën, por ka hasur në rezistencën e dhjetra serbëve që vazhdojnë të mbajnë të bllokuar lëvizjen.

Mediat njoftojnë dhe për një tjetër aksion të KFOR për të hequr barrikadat edhe në drejtim të pikës kufitare në Jarinje, në veri të Kosovës. Në drejtim të kësaj pike, sot në orët e para te mengjesit janë nisur me dhjetëra automjete të rënda dhe forca të mëdha të KFOR-it. RTK raporton se dhjetra serbë po përpiqen të pengojnë KFOR-in të largojë barrikadat.

Paqeruajtësit ndërkombëtarë të enjten dhe të premten hoqën disa barrikada në veri, të cilat u vendosen muajin e kaluar pas vënies nën kontroll nga qeveria e Kosovës, e dy pikave doganore mes Kosovës dhe Serbisë, të cilat për vite me radhë u shfrytëzuan për kontrabande nga strukturat paralele serbe.

Komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Drews, të premten në mbrëmje kishte lënë mundësinë që të shtunën të zhvillojë një takim me përfaqësuesit serb në veri të Kosovës. Mirëpo, përgjigja e tyre ishte e shpejtë dhe në një farë mënyre refuzuese.

Kryetarët e zgjedhur nga zgjedhjet ilegale serbe në katër komuna të kësaj pjese të Kosovës u shprehen të gatshëm të bisedojnë për çështjen e barrikadave me gjeneralin Dreës, por vetëm pas tërheqjes së KFOR-it.

Drews ka thënë se dëshiron që barrikadat të largohen në mënyrë paqësore, por njëkohësisht ka theksuar se nëse nuk ndodh një gjë e tillë, misioni i NATO-s në Kosovë “do të jetë i detyruar” ta zbatojë mandatin e tij për të rivënë lirinë e lëvizjes në veri të Kosovës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here