Home Aktualitet Tiranë grabitet argjendaria, vritet pronari

Tiranë grabitet argjendaria, vritet pronari

528
0

Një grabitje më armë zjarri ka ndodhur në rrugën “Siri Kodra” në Tiranë. Sipas burimeve të para mësohet se dy persona të armatosur dhe me maska kanë grabitur një argjendari. Nga të dhënat e para të policisë mësohet dy personat e armatosur kanë qëlluar  për vdekje pronarin e argjendarisë Rrapo Sinanaj 62 vjeç i cili ka bërë rezistencë ndaj tyre.

Sipas gazetares së Ora News në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet paraprake mësohet se ngjarja ka ndodhur brenda në argjendari, ndërsa viktima punonte sëbashku me vajzën e tij. Ngjarja ka ndodhur pranë ish restorant Durrësi, ndërsa grabitësit janë larguar me një motor. Në momentin e grabitjes, pronari ka qene i vetem ne ambjentet e argjendarise, ndërsa sipas policisë  62 vjeçari është qëlluar me plumb në kokë.

Ndërkohë unifromat blu të kryeqytetit kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për identifikimin e autoreve dhe kapjen e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here