Home Aktualitet Korçë, adoleshenti vret me thikë një 24-vjeçar

Korçë, adoleshenti vret me thikë një 24-vjeçar

545
0

Një 24-vjeçar është qëlluar me thikë për vdekje pas një zënke në ambjentet e një lokali lojrash fati në Korçë.

Njoftohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 në bulevardin “Fan Noli”.

Viktima eshte identifikuar si Dorian Kocaqi, 24 vjeç, i cili sipas policisë eshte qelluar me thike nga 15- vjeçari N.K, i cili eshte shpallur ne kerkim. Viktima ka gjetur vdekjen në spitalin rajonal të qytetit.

Nga zënka, mësohet se kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje, ku ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here