INUK dhe forcat e xhenjos të ushtrisë kanë filluar vendosjen e eksplozivit C4 në kollonat e betonit të kompleksit “Jon”. Ky proces ka nisur mëngjesin e djeshëm, pasi dy brigada e shpimit të vrimave kanë përfunduar tërësisht procesin në katin e parë.
Aktualisht në komplesin “Jon”, janë duke punuar në tre katet e para, ku mësohet se në katin e parë, një brigadë mbush vrimat, me eksploziv, ndërksa në dy katet e tjera, punonjësit vijojnë procesin për hapjen e vrimave. Prtitet që i gjithë operacioni i ndërmarë nga INUK, forcat e ushtrisë dhe Policisë së Shtetit, të konkretizohet brenda kësaj jave, ku ditën e Dielë, do të shtypet butoni për rrëzimin e objektit 8 katësh të ndërtuar nga kompania “G.B.A. Konstruksion” dhe që ndodhet në pronësi të shtetasit Xhuvi Sharxhi dhe Xhafer Isufi, ky i fundit vehrri i Lulzim Bashës, kryetarit aktual të Partisë Demokratike, njëherësh dhe kryebashkiaku i Tiranës. Disa ditë më parë, punimet brenda kompleksit “Jon” u inspektuan dhe nga minsitri i Brendshëm Saimir Tahiri.
450 kg eksploziv
Megjithëse procesi i vendosjes së lëndës plasëse është në fillim, zyrtarë të INUK dhe forcave të xhenjos së ushtrisë Shqiptare, shprehen se për rrëzimin e objektit do të mund të nevojiten rreth 450 kg eksploziv. E gjithë kjo sasi do instalohet në rreth 1500 vrima të hapura në kollonat e betonit, ndërkohë që një proces tjetër me lidhjen e fijeve elektrike do kryhet në vazhdim. Aktualisht INUK dhe forcat e xhenjos, kanë ngritur qëndrën e shtabit, prej nga do të organizohet i gjithë procesi i shpërthimit. Ndërkohë ditët kur do realizohet shpërthimi, nuk do lejohet të kalojë në segmentin rrugor “Vlorë-Uji i Ftohtë”, asnjë automjet. Zona mësohet se do mbahet nën mbikqyrje të reptë nga policia e Shtetit, për disa javë derisa të bëhet dhe spastrimi i plotë i vendit ku tashmë është ndërtuar kompleksi “Jon”, që njihet nga qytetarët e Vlorës, si pallati i Bashës.
Çmontimi i paisjeve
Teksa, forcat e INUK dhe ato të xhenjos janë duke punuar për hapjen e vrimave në kollona dhe mbushjes së tyre me eksploziv, një grup puntorësh kanë vijuar punën për marrjen e materialeve hidrosanitare. Të gjitha ato janë të reja dhe të papërdorura dhe për pasojë është vendosur heqja e tyre me qëllim përdorimin tek institucionet e shkollave, çerdheve dhe kopshteve të Vlorës. Ndërkohë pak ditë më parë drejtuesit e INUK, vendosën largimin nga objekti të dyerve dhe dritareve, me qëllim shmangien e rëzimit të xhamave në det. Nëse një gjë e tillë do të ndodhte sipas zyrtarëve të INUK, pastrimi i detit nga copat xhamit do ishte i vështirë.