Home Aktualitet Valbona Selimllari se shpejti me nje program te saj

Valbona Selimllari se shpejti me nje program te saj

1099
0

Nëse ka një personazh shqiptar, për të cilin publiku bie në një mendje unanimisht në preferencë, është pa diskutim ish Miss Shqipëria, Valbona Selimllari që edhe pas kaq shume vitesh pasi ka marrë kurorën, është ende një nga femrat më të bukura shqiptare.

valbona selimllari

Kohëve të fundit e kemi parë Valbonën të marrë pjesë në shumë evente të organizuara nga Bashkia e Tiranës ku ajo ka nisur edhe punën si këshilltare dhe duket se e bën me shumë pasion dhe qejf njëkohësisht. Kjo na bëri disi skeptikë të mendonim se mos ndoshta Valbona e televizionit që pëlqejmë aq shumë, largohet nga kjo fushë.

Por në fakt jo! Valbona do të vijë me një format të vetin në “Ora News” shumë shpejt, edhe pse ende nuk janë zbuluar detaje nga ky emision. Ajo çka dimë me siguri është se do të jetë Valbona në krye të emisionit dhe jo thjesht pjesëmarrëse në panele jurie siç ka qenë tek “Dance with me” në Tv Klan kohët e fundit. Mbajmë mend se emisioni “Nga e para” transmetuar në Vizion Plus ku Valbona dhe ekipi i saj rregullonin shtëpitë për njerëzit në nevojë ka qenë ndër më të ndjekur dhe këto lloje formatesh i rrinë shumë mirë bukuroshes shqiptare. Mbetet vetëm të mësojmë nëse emisioni i ri do të jetë diçka e ngjashme apo tërësisht tjetër gjë! /Blitz.al/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here