“Termi “kombësi” në ligjin për gjendjen civile është i papajtueshëm me Kushtetutën e vendit” . me këtë vednim ka dalë Gjykata Kushtetuese ka pranuar pretendimin e tre gjykatave të vendit për papajtueshmëri të termit “kombësi” në ligjin e gjendjes civile.
Në këtë mënyrë Gjykata Kushtetuese rrëzon dispozitën që përcakton proçedurat e ndryshimit te kombësisë në ligjin e gjendjes civile, duke e cilësuar atë antikushtetuese. Me këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese rrëzohet Kuvendi i Shqipërisë dhe këshilli i ministrave, si palë të interesuara në këtë proçes.
Para disa muajsh ishin gjykatat e rrethit gjyqësor të Sarandës, të Përmetit dhe Shkodrës, që iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese për të shpallur si të papajtueshëm me nenet 16/1, 17, 19, 20 dhe 35 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të: – termit kombësi, të përcaktuar në nenin 6/1 dhe 8; – termit kombësinë në përputhje me kombësinë e prindërve, të përcaktuar në nenin 42/2, germa e; gjendjen civile.
Termi kombësi i përdorur në ligjin për gjendjen civile ka sjellë debate të vazhdueshme gjatë muajve të fundit ku pati edhe angazhime konkrete kundër këtij ligji, në mënyrë të veçantë nga përfaqësues të Aleancës Kuq e Zi.
Sipas padisë së bërë tre gjykatat argumentonin se kjo pjese e ligjit cënon rëndë parimet kushtetuese duke detyruar shtetasit shqiptarë që të deklarojnë përkatësinë e tyre etnike. Gjatë kësaj kohe, këto gjykata kanë pezulluar edhe çështjet që kanë në shqyrtim deri sa
Gjykata Kushtetuese të shprehej në lidhje me elementin e kombësisë. Ligji për gjendjen e civile është miratuar në Parlament në maj të vitit 2009.