Ministri i jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Popovski deklaroi se nuk do të jepen në asnjë rast afate për zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë.
Ai këtë e deklaroi në një intervistë për mediat maqedonase, duke shtuar se Maqedonia do të vazhdojë negociatat konstruktive për zgjidhjen e kontestit të emrit.
“Nuk flitet për ndonjë kthesë. Mendoj se ky kontest është mjaft i gjatë dhe mjaft jologjik për të na dhënë argumente që të ecim përpara. Hapi ynë duhet të jetë në përputhje me interesat tona strategjike dhe në përputhje me politikën qeveritar, e cila është qartësisht e definuar”, theksoi ministri Popovski.
Popovski theksoi se tejkalimi i këtij problemi duhet të jetë në përputhje me metodologjinë e BE-së, ku nuk ka hapësirë ??për bllokada dhe presione.