Gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë të LSI në qarkun e Lezhës, në krah të Monika Kryemadhit ishte Armando Prenga.
Ish-deputeti Armando Prenga pas largimit nga PS është bashkuar me Lëvizjen Socialiste për Integrim për zgjedhjet e 2017.
Në 4 vitet e fundit Armando Prenga ka qenë mjaft i sulmuar nga opozita si person me precedent penal, që prekej nga ligji i dekriminalizimit.
Në momentin final që në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve po diskutohej heqja e mandatit, Armando Prenga përmes një letre njoftoi largimin.
Përveç problemeve me drejtësinë italiane, në shtator të vitit 2015, Prenga u përfshi në një konflikt të armatosur para Komisariatit të Kurbinit ku ai dhe të afërm të tij u përplasën me pjesëtarët e familjes Çali për administrimin e Lagunës së Patokut.
Prokuroria e akuzoi Armando Prengën për “Armëmbajtje pa leje”, “Plagosje të lehtë me dashje” dhe “Kanosje”, lidhur me konfliktin e armatosur.