Dy inspektoret tatimore të Bashkisë së Tiranës, të dhunuara nga kreu i Policisë Bashkiake 10 ditë më parë, i kanë dërguar dje një letër kryeprokurores Ina Rama, duke i kërkuar të përshpejtohen hetimet. Por disa orë pas kësaj letre, në celularet e dy inspektoreve ka ardhur një mesazh i rëndë kërcënues (i njëjti tekst në të dy numrat).
Mesazhi ka ardhur nga numri celular 06862 80116 . Ngjarja është denoncuar fillimisht nga dy inspektoret tek anëtarët e majtë të Këshillit Bashkiak. Inspektoret akuzojne si autor te mesazhit kercenues Florenc Hoxhen. Ato kane shkuar mbrëmë të terrorizuara në Komisariatin 3 per te bere kallzim të shoqëruara nga një anëtar i Këshillit Bashkiak. Sot në mëngjes, ato do paraqiten drejtperdrejt ne Prokurorine e Shtetit.
Më poshtë, pjesë nga letra dërguar Ina Ramës, pas së cilës në telefonat celularë të dy inspektoreve ka mbërritur mesazhi kërcënues i denoncuar:
E nderuar zonja Kryeprokurore!
Sot mbushen 10 dite nga kallezimi penal i bere nga ne prane institucionit te akuzes dhe nuk ka asnje reagim apo nisje procedurash per ngjarjen e pa precedente te ndodhur ne daten 6 ne Drejtorine e Tatim Taksave te Bashkise Tirane. Keto 10 dite mundohemi te fshehim shqetesimin, zemeraten dhe shenjat e dhunes qe akoma jane te dukshme ne krahet tane. Ju lutemi Juve, si eprori me i larte i institucionit te akuzes. Ju lutemi si nena, si motra, si bashkeudhetare ne betejen e gjate dhe te pa realizuar per te drejtat e grave ne institucione dhe ne shoqeri: duam hetimin e menjehershem ashtu sic e kemi parashtruar dhe ne kallezimin penal qe kemi bere menjehere diten e ngjarjes.
I drejtohemi sot dhe gjithe shoqatave ne mbrojtje te lirise dhe te drejtave te grave ashtu sikurse na mbeshteten ne denoncimin e ketij rasti te pa precedente te na ndihmoje ne venien e drejtesise, dinjitetit dhe autoritetit tone. Ne nuk do te heshtim! I bejme thirrje kryetarit te bashkise Lulzim Basha, te behet ai iniciatori i venies në vend të dinjitetit te 2 qytetareve te Tiranes qe u dhunuan brenda një institucioni per te cilin ai eshte pergjegjes. Te gjitha faktet sic i kemi parashtruar dhe ne kallezimin tone penal, jane te fiksuara ne monitorimin e kamerave te institucionit.
Ju lutemi dhe njehere e nderuar zonja Kryeprokurore te filloni hetimin dhe nxjerrjen e fajtorit ne kete ngjarje skandaloze ne zyrat e administrates se shtetit shqiptar! Kurrsesi sot nuk duam politizimin e kesaj ceshtjeje, por duam venien e drejtesise ne vend dhe sidomos venien e dinjitetit tone moral dhe profesional ne radhe te pare. Duam qe femijet tane te mos jene me te detyruar te shpjegojne ne bankat e auditoreve ate qe ndodhi me nenat e tyre, por te jene krenare qe ne kete vend ka nje Kryeprokurore, grua qe di te vendose ligj dhe drejtesi, pa pyetur per njerez te veshur me pushtet qe ne brendesi simbolizojne xhelatin dhe militantin pa skrupull.
Duke shpresuar ne autoritetin tuaj,
Anila Çobani
Etleva Duraj