Sipari është gati të ngrihet për F8, konferenca e Facebook për programuesit që do të mbahet më 12 dhe 13 prill në San Francisco.
Pritjet do të fokusohen në çatin e Messenger, ku duhet të vijë chatbot. Bëhet fjalë për një asistent virtual që falë inteligjencës artificiale, i përgjigjet me mesazhe në çat kërkesave të përdoruesve.
Për shembull mund të pyesni për informacione të dobishme, të keni akses në lajme, të bëni blerje apo të prenotoni një hotel. Facebook duhet tu japë mundësi programuesve të krijojnë chatbot-ët e tyre për Messenger, në vazhdën e aplikacioneve rivale, si Telegram, Line apo WeChat. Kjo teknologji po vjen dhe në Skype të Microsoft, dhe sipas zërave të fundit edhe Google është i interesuar.
Mendohet që më pas Facebook të flasë edhe për video, filmimet që përdoruesit mund të transmetojnë drejt për drejtë në rrjetin social, por mbi të gjitha videot 360 gradë, që vijnë nga Oculus Rift.
Një tjetër kapitull është edhe ai i Instant Articles, shërbimi që të jep mundësinë të lexosh artikuj të ndryshëm nga Facebook në mënyrë të menjëhershme, pra me një kohë më të shkurtër të shfaqjes së lajmeve.
Në shkurt kompania publikoi Instant Articles, që do të jenë të disponueshme për të gjithë redaktorët, pavarësisht nga përmasat e medias apo kombësia, duke nisur që nga 12 prilli.
shum e bkr..flm