Home Ekonomi Borxhi bie ne 66.9%, ulje rekord

Borxhi bie ne 66.9%, ulje rekord

1491
0

Borxhi publik i Shqipërisë ra në gjysmën e parë të vitit falë huamarrjes së shtrënguar të qeverisë dhe rritjes së prodhimit kombëtar.

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se në fund të qershorit borxhi kombëtar zbriti në 66.9 përqind e Prodhimit të Brendshëm Bruto, nga 70 përqind që ishte në fund të vitit 2016.

Pavarësisht rritjes së shpenzimeve gjatë fushatës elektorale, qeveria nuk mori hua, por i financoi ato me të ardhurat e veta. Sipas të dhënave zyrtare, në pesë muajt e parë të vitit, bilanci i buxhetit të shtetit rezultoi me sufiçit në masën 6.2 miliardë lekë, ose gati 50 milionë euro.

Por kufizimi i huamarrjes është vetëm njëra nga arsyet e rënies së borxhit. Arsyeja tjetër është rritja më e lartë ekonomike.

Treguesi i borxhi publik matet si raport ndaj prodhimit kombëtar, ndaj kur ekonomia rritet, borxhi ulet. Ministria e Financave parashikon se krahasuar me vitin e kaluar vlera e Prodhimit të Brendshëm Bruto pritet të rritet me 95 miliardë lekë duke lehtësuar ndjeshëm borxhin kombëtar.

Megjithatë shifra e borxhit për gjashtëmujorin e parë nuk është përfundimtare, pasi nuk përfshin huatë që qeveria pritet të marrë në gjysmën e dytë të vitit. Në buxhetin e shtetit Ministria e Financave ka parashikuar se për të gjithë vitin borxhit do të rezultojë në 68.9 përqind.

Edhe pse kjo shifër është më e lartë nga treguesi i gjashtëmujorit, ajo sërish përbën një rënie jo të vogël të borxhit krahasuar me një vit më parë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here