Home Udhetim CNN rendit Shqiperine ne 10 destinacionet me mira per vitin 2011

CNN rendit Shqiperine ne 10 destinacionet me mira per vitin 2011

744
0

Në vitin 2011 vizitoni Shqipërinë! Sugjerimi vjen nga rrjeti i njohur televiziv amerikan CNN. Nën okelion “Destinacionet më të mira për 2011” CNN rendit në vend të 6-tw pikërisht vendin tonë. Rekomandimet në fakt janë hartuar falë ndihmës së ekspertëve në këtë fushë, të tillë si Robert Reid, redaktor në Lonely Planet; Pauline Frommer, krijues i broshurave të udhëtimit e Martin Rapp, zv/ president i shitjeve tek Altour.

Në vend të parë në listën e dhjetë vendeve për t’u vizituar vitin e ardhshëm rendit New Yorku për t’u pasuar nga Zelanda e Re dhe Amazona si dhe Barcelona, Norvegjia e më pas Shqipëria e cila thuhet se të ofron Mesdheun pa turma e cmime të kripura.

Një ndër destinacionet e përmendura mbetet sigurisht Gjirokastra ndërsa janë pikërisht historia dhe ushqimi i mirë që nuk mund ta lenë këtë vend dhe për shumë kohë jashtë broshurave turistike, thuhet në artikull. Në këtë renditje Shqipëria le pas Japoninë, Guatemalën e Bullgarinë.

Ketu eshte linku:

http://edition.cnn.com/2010/TRAVEL/12/28/top.destinations.2011/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here