Home Lifestyle Mark Zuckerberg, njeriu i vitit në revistën “Time”

Mark Zuckerberg, njeriu i vitit në revistën “Time”

185
0

Për ndërlidhjen e më shumë se gjysmë miliardi njerëzish dhe rregullimin e marrëdhënieve sociale mes tyre, për krijimin e një sistemi të ri të shkëmbimit të informacionit, dhe për sfidën ndaj mënyrës si ne të gjithë jetojmë jetën tonë. Ky ka qenë dedikimi për Mark Elliot Zuckerberg, themelues i rrjetit social, Facebook, i cili është shpallur personi i vitit nga revista TIME për 2010-ën.

Zuckerberg është personi i dytë me moshën më të re ndër të gjithë individët që jaën nderuar me këtë cmim, nga revista Time. Botuesi i Time Richard Stengel ka njoftuar këtë përzgjedhje gjatë shfaqjes Today në televizionin NBC. Themeluesi iI rrjetit social Facebook i cili ka qenë së fundmi objekt i një filmi, ka mundur në garë themeluesin e faqes së internetit UIKILIKS, Xhulian Asanxh dhe minatorët kilianë që ishin kandidatë të mundshëm. Time e përcakton njeriun e vitit si personi që për mirë, apo për keq, ka arritur të ndikojë më shumë në rrjedhën e ngjarjeve të një viti.

Previous articleShqiptarët në ditën e parë pa viza, lëvizje normale në Rinas. Berisha: Ëndrra më e bukur
Next articleShqiptaret udhetojne pa viza, çfare mund t’ju ktheje ne kufi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here