Home Aktualitet Arrestohen 6 biznesmenë, skeme mashtrimi me vlere 9 milione dollare

Arrestohen 6 biznesmenë, skeme mashtrimi me vlere 9 milione dollare

2692
0

Gjashtë biznesmenë janë arrestuar nga policia pasditen e sotme, ndërsa pesë të tjerë janë shpallur në kërkim. Ata akuzohen për mashtrim me skemën e TVSH, ndërsa dëmi llogaritet në 9 mln dollarë nga kreditimi. Arrestimet janë bërë pas lëshimit të urdhrit nga prokurori Ndini Tavani, ndërsa biznesmenët janë nga fusha e ndërtimit, karburanteve, etj. Të 11 biznesmenët që janë nga Tirana akuzohen se lëshonin fatura fiktive.

“Ndalimi i këtyre shtetasve është kryer në kuadër të operacionit ”Situacioni”, i kryer nga Drejtoria e Hetimit Tatimor Rajoni Qendror, Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë të cilët pas një hetimi disa mujor ka siguruar fakte dhe prova materiale se persona të ndryshëm kanë regjistruar subjekte tregtare në mënyrë fiktive, pa asnjë lloj aktiviteti, me qëllim tërheqjes e blloqeve Tatimore të TVSH-së, duke lëshuar fatura TVSH-je shitje (fiktive) për subjekte të treta” deklaron policia.

Administratorët e këtyre subjekteve në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë krijuar një skemë mashtrimi me TVSH-në, ku janë përfshirë një numër i madh subjektesh. Veprimet Hetimore dhe Proceduriale kanë dokumentuar veprimtarinë kriminale që të keto persona kryenin duke përfituar nga shitjet fiktive dhe duke bërë të mundur kreditimin e TVSH-së në blerje.

Nga aktiviteti fiktiv i këtyre subjekteve llogaritet se në fazën e pare të hetimeve është shkaktuar një dem ekonomik administratës tatimore në vlerën totale 9,000,000 $, vetëm për TVSH-në. Këto subjekte në bashkëpunim me njëri – tjetrin kanë konsumuar elementë të veprës penale “Skemë Mashtrimi në lidhje me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”, “Fshehje të të Ardhurash”, “Mospagim të Taksave dhe Tatimeve”, “Falsifikimi i vulvave, i stampave ose formularve” të parashikuara nga nenet, 180, 144/a, 181 dhe 190/2 të Kodit Penal.

Gjithashtu dyshohet se në këtë skemë kriminale janë përfshirë dhe subjekte të tjera, për të cilat vazhdojnë hetimet për të dokumentuar, subjektet e tjera të cilat janë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Nga kontrolli i banesave të biznesmenëve që janë arrestuar janë gjetur dokumente të vlefshme për hetimin. Biznesmenët nuk kanë bërë rezistencë në momentin e ndalimit.

Në sitën e hetimit janë në total 50 biznese mes tyre dhe përftuesit e TVSH. Duke qenë se operacioni është masiv, në orët në vijim pritet që të ketë zhvillime të tjera.Hetimet kanë përfshirë edhe drejtorinë e Tatimeve mbi personat që kanë firmosur dhënien e TVSH për këta biznese fiktive.
Të arrestuar deri tani;
-Dhimitraq Çelo, 23 vjeç, lindur në Gjirokaster dhe banues në Tiranë

-Shkelqim Hasani , 50 vjeç, lindur në Gramsh banues në Tiranë

-Bujar Murataj , 31 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë

-Ruzhdi Murataj , 60 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë

-Indrit Sulaj, 30 vjeç lindur dhe banues në Tiranë

-Nevruz Lami , 36 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë

Në kërkim janë;
B.Gj
M.M
A.B
S.K
E. Sh

Kompanite dhe aktivitetet e biznesmenëve
Indrit Sulaj; Emri i subjektit; UNIK 87/ Objekti i aktivitetit; Konfeksione, import-eksport, skrap, por edhe disa biznese të tjera.

Bujar Murataj/ Emri i subjektit; NOBLE 2013/ Objekti i aktivitetit; Montim të impianteve për prodhim energjie

Dhimitraq Çelo/ Emri i Subjektit; GTI, Objekti i aktivitetit; Import-eksport artikuj të ndryshëm

Ruzhdi Murataj; Emri i subjektit ALB KEJS FAMILY/ Objekti i Aktivitetit; Import-eksport të pajisjeve elektrike, elektronike

Shkëlqim Hasani/ Emri i subjektit; FERIK ^ Domi; Objekti i aktivitetit; Aktivitete në fushën imobiliare

Nevruz Lami/ Emri i Subjektit: NVL trans Objekti i Aktivitetit: Import – eksport, tregtimin e artikujve te ndryshem te te gjitha llojeve, me shumice dhe pakice si: Tregtim artikuj te ndryshem industriale. Tregtim te konfeksioneve te ndryshme. Tregtim automjesh te cdo lloji, marke e tonazhi, si dhe pjese kembimi …

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here