Udhetimi i pare pa viza ka qene ai i nje grupi studentesh te rrjetit te ekselences, te shoqeruar nga ministri i Brendeshem Lulzim Basha. Destinacioni i ketij udhetimi do te jete Brukseli, ku per here te pare, studentet shqiptare do te levizin te lire si qytetare europiane. Nderkohe jane parashikuar takime dhe me personalitete te njohura te Komisionit, Keshillit dhe Parlamentit Europian. Kryeministri i vendit Sali Berisha, ka qene i pranishem perpara nisjes, nderkohe qe e ka cilesuar 15 dhjetorin si nje dite feste.
“Ky është fluturimi I parë I kësaj natyre që hap siparin e një Europe pa mure. Rrëzohet dhe muri I fundit që ishte muri I Shengenit. Unë kam besim se çdo shqiptar këtij akti illuminist dhe fisnik do t’I përgjigjen me të njëjtën mënyrë, do sillen shumë dinjitoze” tha Berisha.
Ministri i Brendshem, Lulezim Basha u shpreh se ne kete udhetim te pare u zgjodhën te rinjte, pasi 20 vjet me pare ishin ata te rinj qe kerkuan qe edhe Shqipëria te ishte si Europa.
“Një ngjarje me rëndësi historike për kombin shqiptar, për Shqipërinë e iniciuar dhe e bërë të mundur falë kontributit të rinisë shqiptare me një ëndërr të madhe në zemrat e tyre që ishte ‘Shqipëria si gjithë Europa’. Sot jemi me një grup të rinjsh, 20 vjet pas asaj ngjarjeje me një Shqipëri krejtësisht të transformuar” tha Basha.
Udhetimi i 50 vizitoreve shqiptare pa viza pritet qe te zgjase edhe diten e neserme ku gjate se ciles do te takohen me komisioneren per Çeshtjet e Brendshme Sesilia Malmstrom, nderkohe qe nje destianacion tjeter do te jete dhe Roma, ku vizitoret do te takohen me ministrin e jashtem italian Franco Fratini.