Home Aktualitet Bllokohet trafiku ne Tirane, palet akuzojne njera tjetren

Bllokohet trafiku ne Tirane, palet akuzojne njera tjetren

556
0

Menjëherë pas deklaratës së kreut të Bashkisë Edi Rama ka reaguar Ministri i Brendshëm Lulzim Basha i cili theksoi se gjendja e krijuar sot në Tiranë është çmimi që qytetarët e Tiranës paguajnë prej arrogancës, papërgjegjshmërisë dhe paaftësisë së Edi Ramës. Ai tha se përpjekja e Ramës për t’ia veshur policisë fajin është shenjë paniku e një të paafti që u ikën përgjegjësive të veta.

“Policia ka patur një mobilizim total. Përveç mobilizimit të 300 deri 350 efektivave të pesë komisariateve të Tiranës, janë mobilizuar 100 forca të ndërhyrjes së shpejtë, 200 forca të njësisë së policisë rrugore dhe 35 forca të njësisë së autostradave, pra afro 700 forca për të menaxhuar situatën”-tha Basha

Më tej Basha I bëri thirrje kryetari të Bashkisë që të mos tallet me qytetarët port ë mbajë përgjegjësitë që ka me ligj.

Bllokimi i trafikut ditën e sotme në Tiranë ka qenë i qëllimshëm, ndërsa ka kërkuar nga Prokuroria të fillojë hetimin. Kështu u shpreh sot kreu i Bashkisë Edi Rama.

“Policia e shtetit ka abuzuar sot për një qëllim makabër që duke shqetësuar në maksimum qytetarët, të krijohet një peshë faji mbi bashkinë. Ky është qëllim i vjetër, dhe i stërshfaqur, por besoj që kjo e sotmja është e pashëmbullt, barbare dhe kriminale”- u shpreh Rama

Janë vetë qytetarët tha Rama, që dëshmojnë se nuk ka patur asnjë këmbë polici sot në Tiranë. Pavarësisht problemeve me trafikun, nuk ka kurrsesi mundësi të një bllokimi të tillë.

Sipas Ramës kjo është një strategji e bllokimit të qytetit nga Berisha, dhe veçanërisht tek trafiku ka një synim të qartë.

“Ka orë të tëra dhe furia ka kaluar, dhe rrugët janë normalizuar ndaj bllokimi është i qëllimshëm’- tha Rama

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here