Home Sport Champions League, Reali fiton duelin me Bayern

Champions League, Reali fiton duelin me Bayern

78
0

benzemaSuper sfida mes Realit të Madridit dhe Bajnerit të Mynihut e zhvilluar në stadiumin mitik “Santiago Bernabeu” ka realizuar të gjitha pritshmëritë duke dhuruar gola, spektakël dhe shumë emocione. Reali zbret në fushë pa Balen, zgjedhje taktike e Ancelotit për të sjellë më shumë freski në pjesën e dytë.

Ndërsa kampionët e Evropës e nisin mjaft mirë ndeshjen duke sulmuar nga minuta e parë në shtëpinë e 9 herë kampionëve të kontinentit, por vendasit tregojnë supermacinë me një kundërsulm duke dërguar topin në rrjetë me Benzemanë pas një pasimi nga Coentrao.

Kundërsulmi arma më e fortë e madrilenëve për pak sa nuk shkaktoi edhe dy gola të tjerë miqve nga Gjermania, por Ronaldo dhe Di Maria tregohen egoistë duke mos pasuar. Megjithatë Bajern kundërpërgjigjet me disa raste të pastra që nuk finalizohen falë mbrojtjes ‘Galaktike’ dhe portierit Casillas. Edhe pse e dytë ka nisur me të njëjtën ritëm, por golat kanë munguar.

Reali dhe Bajneri kishin mjaft raste për të ndryshuar shifrat e pjesës së parë, por sfida përfundoi 1-0 për vendasit. Megjithatë gjithcka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet në Gjermani. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here