Home Politike Himara voton shqip,Gjergji Goro fiton i vetëm kundër të gjithëve

Himara voton shqip,Gjergji Goro fiton i vetëm kundër të gjithëve

940
0

Himara dhe e himarjotët e fitojnë betejën e tyre në këto zgjedhje. Me votë, dhe me qetësi ata i dhanë përgjigje kujtdo që e ka parë Himarën si një plaçkë për karrierë apo qëllime anti-kombëtare. Tashmë kreu i kësaj bashkie është Jorgo Goro i Partisë Socialiste i cili modestish, por dhe me një strategji të qartë arriti të marrë nj fitore të madh në Himarë. Lajmi kryesor në Tiranë por dhe në të gjithë Shqipërinë nuk ishte dueli i Tiranës, por fitorja e Goros në Himarë. Të gjithë ndjenë një lehtësim sikur ndihet kur të rikthejnë diçka të marrë me forcë. Vetë kryetari i ri Goro i kontaktuar në telefon e quajti një fitore të madhe por jo të lehtë. Fitorja e tij në Himarë nuk ka gëzuar vetëm Himarën, por dhe në rrugët e Tiranës festohej me flamuj kombëtar. Jorgo Goro është ndër kandidatët i cili është mbështetur fuqimisht dhe nga gazeta “Tirana Observer” si një alternativë e gjetur për Himarën. Në fakt në këtë betejë kemi qenë thuajse të vetëm pasi të gjithë e braktisën, madje edhe PS, pasi kishte problemin e marrëdhënieve me PBDNJ-së. Kreu i PS, Rama vendosi që as për fushatë të mos shkoj në Himarë duke e lënë kandidatin që vetë e nxori si kandidat të pavarur.
Rezultatet
Rezultati e dalë nga kutitë e votimit në Himarë, kanë rrëzuar Vasil Bollanon nga posti i kryebashkiakut. Kandidati i Partisë Socialiste, Jorgo Goro, është zyrtarisht kandidati fitues për Bashkinë e Himarës. Në këto zgjedhje, për kryetar bashkie në Himarë krahas Jorgo Goros kandidonin 4 veta: Savo Prifti, përfaqësues i Partisë Demokratike në emër të koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, Dhimitër Llazari, i cili kandidonte nën ngjyrat e partisë më të re të minoritetit, MEGA dhe Vasil Bollano, i cili kërkonte mandatin e tretë.
Festohet në Himarë
Mbështetësit e Gjergji Goros kanë festuar në rrugët e Himarës pasi kanë marrë vesh fitoren në zgjedhje të kandidatit të PS dhe humbjen e rivalit Vasil Bollano. Mbështetësit e Gjergji Goros kanë kërcyer me këngë labe në sfond duke e pritur Goron si hero. Nga të dhënat që vijnë nga Himara Goro e ka pritur shumë modestish këtë fitore duke thënë se sfida e tij fillon me përmirësimin e jetës së qytetarëve që e kanë zgjedhur. Nga dita e djeshme Vasil Bollano është një ish-kryetar i bashkisë. Ai është i njohur jo pak për debatet publike ku shpesh herë me deklarata krejt të provokuese nxiste një debat në mbarë vendin.

Bollano solli 22 autobus nga Greqia, gjysmat e emigrantëve votuan PS-në
Çudia ka ndodhur në qytezën e Himarës, e njohur si një “kala” e minoritarëve grekë me drejtues Vasil Bollanon në tre mandate. Por këtë herë duket se kandidatit të PDDNJ-së i zuri “sharra në gozhdë” dhe nuk i eci as marifeti me emigrantët nga Greqia. Edhe pse ditën e diel erdhën në pikat kufitare 22 autobusë me emigrantë nga Greqia me qëllim votimin në bashkinë e Himarës, çudia ka ndodhur. Nga shifrat që serviren llogaritet që 30-40 për qind e tyre të kenë tradhtuar Bollanon dhe të kenë votuar kandidatin e PS-së, Goro. E llogaritur ndryshe kanë ardhur 800-900 emigrantë të sjellë nga Bollano, por kandidati mori në fund diçka më shumë se 1100 vota në favor. Ndryshe përkthehet se në Himarë nga banorët vendas e kanë votuar diçka më shumë se 200 vetë, gjë që është e pamundur. Bollano ka pasur deri në 400 vota në këtë qytet dhe pretendonte se me të ardhurit do të përmbyste kandidatin e PS-së. Por deri në 40 për qind e emigrantëve kanë votuar Goron dhe ky ka mundur të marrë të paktën 200 vota para Bollanos.

Profil i fituesit të madh të këtyre zgjedhjeve, Jorgo Goro
Tashmë Himara nuk do të shihet më si një tokë konfliktesh mes disa përfaqësuesve të minoritetit dhe gjithë pjesës tjetër të shoqërisë. Ajo do të rikthehet në vendin e saj sa i takon turizmit, duke u bërë mbretëresha e rivierës joniane. Kushdo që do të shkojë atje në verë do të jetë si në çdo qytet tjetër shqiptarë. Do takoj shqiptarë, grekë, italianë e ndoshta amerikanë si pushues në një zonë që duket se e ka bekuar dhe vetë Perëndia. Zgjedhjet e 8 Majit do të sjellin në postin e të parit të qytetit një ekonomist të zotin. Mbi të gjitha do të sjellë një qytetar që i është futur një beteje elektorale me premtime konkrete në shërbim të komunitetit. Jorgo Goro ka hartuar një projekt i cili dhe ne që nuk jemi votues në Himarë na impresionon. Ai thotë ato që mund të arrihen falë punës dhe përkushtimit të tij.  Goro është i biri dy prindërve të njohur në Himarë. I ati Sokrati ka qenë kryetar i kooperativës në Himarë, ndërsa e ëma Semina, me orgjinë nga Mallakastra ka qenë drejtoresh e ushqimores në Himarë dhe kryetare e frontit të gruas. Goro ka qenë punonjës në një bankë në Himarë dhe është larguar vetëm për shkak se kandidoi për Himarën. Tashmë sfida e tij është qeverisja e qytetarëve.
Disa nga premtimet e Goros
E para që ofron se do të gjejë zgjidhje në mandatin e Jorgos është çështja e pronësisë duke respektuar të drejtën e çdo pronari sipas ligjeve të shtetit.
2. Mbrojtjen e gjithë sipërfaqes së tokës së Bashkisë nga lakmitë dhe pretendimet e njerëzve me pushtet.
3. Vendosja e rojeve për ruajtjen e prodhimeve bujqësore.
4. Vendosja e linjës urbane, Palasë-Qeparo.
5. Hapja e një biblioteke në Himarë
6. Hapja e një rruge automobilistike për në Kastane dhe Merteo dhe në vendin e shenjtë Athali.
7. Restaurim dhe kthim në identitet të kalasë së Himarës dhe monumenteve të tjera të kulturës dhe futjen e tyre në programet e UNESCO-s.
8. Restaurim të fasadave të godinave të Himarës, duke marrë shembull dhe nga Bashkia e Tiranës.
9. Përfundimin brenda këtij viti të planit rregullues.
10. Aplikim të politikave fiskale lehtësuese për çdo investitor bregas, që fillon aktivitet të ri në çdo fushë.
11. Subvencione dhe investime për prodhuesit e produkteve bujqësore dhe blegtorale.
12. Sigurimin për dy vitet e para të mandatit me ujë të pijshëm 24 orë në të gjithë krahinën.
13. Ndërtimi i impiantit të përpunimit të ujërave të zeza, administrim të mbetjeve urbane dhe pastrim biologjik.
14. Sistemimin e zonave të plazhit dhe restaurimin e të gjitha rrugëve të brendshme të të gjithë fshatrave si dhe ndërtimin e Unazës së madhe të Himarës (Karburant—1 Maji deri në kthesën e Pilurit).
15. Negocim me pushtetin qendror për: përmirësim dhe zgjerim të sistemit shëndetësor aktual, krijimin e qendrave të ndihmës së shpejtë në çdo fshat, sidomos gjatë sezonit turistik.
16. Rritjen e prezencës së Bashkisë për ndihmë sociale ndaj njerëzve me aftësi të kufizuara dhe familjeve në nevojë.
17. Gjallërimin e jetës kulturore dhe artistike në zonë.
Me fitoren e tij i krijohet mundësia dhe koha e mjaftueshme Vasil Bollanos të merret me politikën e madhe dhe me prejardhjen e Skënderbeut. Himara ka nevojë për punë dhe njerëz që punojnë për të. Ky njeri është Jorgo Goro i cili tashmë është edhe zyrtarisht kryetar i bashkisë së Himarës.

Aleanca Kuqezi: Himara e shporri Bollanon
Aleanca Kuq e Zi përshendet gjithë himarjotët pas mbylljes së procesit të votimeve në Himarë ku populli shqiptar dha verdiktin e tij kundër Vasil Bollanos. “AK” vlerëson që largimi i Bollanos do të garantojë harmoninë dhe bashkëjetesën fetare dhe etnike në Shqipëri. Ky është ndëshkimi më i mirë që himarjotët i japin bollanove në Shqipëri pas denoncimeve të njëpasnjëshme të bëra nga aleanca Kuq e Zi për fyerjen e identitetit dhe dinjitetit kombëtar. Duke treguar se Himara është zemra e Shqipërisë. Aleanca Kuq e Zi përgëzon qytetarët himarjotë për mënyrën se si ata e përdoren votën e tyre, mjetin me demokratik, për ti thënë boll propagandave antishqiptare. Pas zvarritjeve të shumta të proceseve gjyqësore kundër tij kjo është edhe përgjigjia më e mirë që i jepet Vasil Bollanos nga gjyqtari më i drejtë, populli shqiptar duke ndëshkuar korrupsionin në Himarë të drejtuar nga Vasil Bollano. Qytetarët e Himarës i dolën zot vendit të tyre duke zbuar dhe përcjellë renegatin Bollano së bashku me aferat korruptive dhe votuan shqip për të  mbrojtur traditat, kulturën, historinë e tyre mijëravjeçare dhe identitetin kombëtar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here