Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Ministria e Financave ka bërë me dije se të gjithë të interesuarit për t’u përfshirë në këtë lojë kanë kohë deri më 11 janar për të dërguar zarfat me kuponat.
“Loja promocionale e Kuponit Tatimor” do të organizohet për kuponat tatimor e lëshuar gjatë periudhës 15 Nëntor – 31 Dhjetor 2015 . Mbledhja e zarfave me kuponat tatimor do bëhet nga data 1 deri më 11 Janar 2016 . Kuponat e mbledhura brenda periudhës së zhvillimit të lojës promocionale duhet të postohen nëpërmjet shërbimit rekomande të Postës Shqipëtare në adresën: Për Lojën promocionale të kuponit tatimor; Shtypshkronja a Letrave me Vlerë (ish topografia ushtarake),Tiranë”, thekson në njoftim Ministria
Përveç kuponave tatimorë, pjesëmarrësi duhet të vendos në zarf një etiketë me të dhënat e mëposhtme: Emrin, mbiemrin, numrin e kartës së identitetit dhe nr. Telefonit të lojtarit; Vetëdeklarimin e numrit të kuponave të vëna brenda në zarf dhe vlerën nominale në lekë të gjithë kuponave.
“Loja Promocionale e Kuponit Tatimor” është pjesë e fushatës sensibilizuese dhe promovuese të organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe e mbështetur nga Ministria e Financave. Kjo lojë ka si qëllim sensibilizimin e konsumatorit për tërheqjen e kuponave tatimor gjatë blerjes së produkteve apo shërbimeve.
Shorti
Hedhja e shortit do të bëhet më datën 15 Janar 2016. Hedhja e shortit dhe përzgjedhja e fituesve do kryhet në mënyrë elektronike dhe do të trasmetohet nga televizioni kombëtar Top Channel, në një orar që do të përcaktohet më vonë dhe do të njoftohet përmes reklamimit në media. Për kategorinë I dhe II të fituesve, shpallja do bëhet në datën 15 Janar. Në rastin kur një numër është përzgjedhur fitues dhe pas verifikimit të të dhënave të deklaruara në zarf rezulton se ka mos përputhje me gjëndjen faktike të tij, Çmimi do të anulohet.
Në rastin e anulimit, për kategorinë I dhe II, fitues do të jetë korresponduesi sipas listës së renditur, i cili do të shpallet vetëm pas kryerjes së verifikimit. Për kategorinë e III dhe IV, shpallja e fituesve do bëhet pas hedhjes së shortit dhe pasi të jenë verifikuar të dhënat e deklaruara nga pjesëmarrësit me gjëndjen e zarfit brenda 15.1.2016. Lista e fituesve do publikohet në faqen e internetit të lojës. Në rastin kur një numër është përzgjedhur në mënyrë rastësore fitues dhe të dhënat e deklaruara në zarf nuk përputhen me gjëndjen faktike të tij, cmimi anullohet.
Cmimet
Duke ruajtur të gjithë kuponat tatimor të tërhequr gjatë Nëntor-Dhjetorit 2015 , Çdo qytetar mund të bëhët pjesë e lojës dhe të ketë mundësinë që të fitojë një nga 511 shpërblimet monetare.
“Loja Promocionale e Kuponit Tatimor” ka 4 kategori fituesish . Në përfundim të lojës do të shpallen 500 fitues për një vlerë totale prej 8,000,000 lekësh.
Çmimet fituese për kategorinë I dhe II
Në kategorinë I dhe II do ketë 11 fitues, të cilët nuk do përzgjidhen mbi bazën e hedhjes së një shorti, por në bazë të klasifikimi sipas vlerës totale dhe numrit të kuponave të dërguar.
Fituesit do shpallen duke llogaritur pikët që do merren nga ponderimi 70% me vlerën nominale të kuponave dhe 30% me numrin total të kuponave të postuar. Pra sa më i lartë numri dhe vlera totale e kuponave të dërguar, aq më e lartë dhe mundësia ë
Kategoria Nr. fituesve Çmimi për fitues Totali
I 1 1,000,000 Lek 1,000,000 Lek
II 10 100,000 Lek 1,000,000 Lek
Nëse pas vlerësimeve për vendin e parë apo edhe për 10 fituesit e tjerë rezultojnë më shumë se një fitues për kategorinë e parë, apo më shumë së 10 fitues për kategorinë e dytë me të njëjtat pikë, përzgjedhja e fituesve bëhet nga aplikacioni elektronik në mënyrë rastësore të bar-kodit respektiv.
Çmimet fituese për kategorinë III dhe IV
Kategoria e III dhe IV e fituesve do përzgjidhet në mënyrë rastësore, nëpërmjet një mekanizmi elektronik i cili do përzgjedhë fituesit sipas një gjeneruesi rastësor numrash (RNG). Pjesëmarresit në lojë do kualifikohen si të tillë me plotësimin e kushteve të mëposhtme:
a) Të kenë minimum 50 kupona me vlerë jo më pak se 5,000 lekë të të gjithë kuponave në total.
b) Duhet që keto kupona të postohen nëpermjet postës brenda afatit të lojës.
Kategoria Nr Fituesish Çmimi për fitues Totali
III 200 15,000 Lek 3,000,000 Lek
IV 300 10,000 Lek 3,000,000.Lek