Home Aktualitet Shkoder, atentat. Vdes babai, i biri ne gjendje kritike

Shkoder, atentat. Vdes babai, i biri ne gjendje kritike

660
0

Babë e bir janë qëlluar me automatik teksa udhëtonin me makinë pranë spitalit rajonal të Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 të ditës së djeshme, teksa dy persona me motor i kanë zënë pritë duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të Frederik Markut 46 vjeç dhe plagosjen rëndë të djalit të tij, Jurgen Brunga, 22 vjeç (djali kishte ndryshuar mbiemër pas konflikteve të mëparshme), nga Malësia e Madhe por banues në Tiranë. Sipas informacioneve të para të siguruara nga policia e Shkodrës viktimat sapo kishin denoncuar në polici rreth një konflikti të fundit me disa persona në zonën e Thethit ku po pushonin të dyja palët. Burime nga policia thonë se është bërë identifikimi i dy autorëve, por për arsye sigurie nuk bëhen publik emrat e tyre. Në lidhje me gjendjen shëndetësore të djalit të viktimës, bluzat e bardha në spitalin e Shkodrës njoftojnë se plagosja ka qenë e rëndë dhe se 22 vjeçari ka dhënë vetëm pak shenja jete në reanimacion.

VIKTIMAT
Jurgen Brunga kishte ndërruar mbiemrin, pasi mendohet se kanë pasur konflikte me autorët e krimit. Ndërkaq, mbi viktimën Marku mësohet se ka qenë me precedentë të mëparshëm penale, ndër to edhe për armëmbajtje pa leje. Babë e bir ndodheshin në makinën tip Fuoristradë me targa Tr 3413 T, teksa janë qëlluar nga dy persona me motor, të cilit ishin vënë në ndjekje të viktimave.
Autorët janë larguar nga vendngjarja, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tyre dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e detajeve të ngjarjes. Por duket se të dy viktimat e këtij atentati kanë patur probleme kohët e fundit në fshatin e Thethit. Ata disa muaj më parë kanë patur madje edhe një incident dhe janë arrestuar nga policia.

INCIDENTI
Në muajin nëntor 2011 policia e Shkodrës njoftonte se kishte kryer arrestimin në flagrancë të Frederik dhe Jurgen Markut. Babë e bir, nga Shkodra dhe banues në lagjen “Komuna e Parisit” në Tiranë u arrestuan pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në fshatin Theth, komuna Shalë, kanë kanosur me armë gjahu çifte shtetasin Z. D., 50 vjeç, banues në Theth, si dhe i kanë shkaktuar atij dëmtime të lehta në fytyrë, e më pas i kanë dëmtuar dhe automjetin e tij tip “IFA”, duke i thyer të gjitha xhamat. Kjo sipas Policisë ka shkak motivet e dobëta. Dje policia e Shkodrës dyshonte se se atentati ndaj Frederik dhe Jurgen Markut mund të ketë pikërisht këtë konflikt si motiv, megjithatë do të jenë hetimet e gjithëanshme ato që do të zbardhin këtë ngjarje të rëndë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here