Home Sport Sot luhet derbi i i kryeqytetit, Tirana – Partizani

Sot luhet derbi i i kryeqytetit, Tirana – Partizani

668
0

tirana-partizaniSot në orën 14:00 zhvillohet derbi i kryeqytetit Tirana- Partizani në stadiumin ‘Selman Stërmasi’. Sfida pritet me shumë interes duke pasur parasysh rivalitetin që ekziston mes dy ekipeve për të sunduar kryeqytetin.

Badheblutë synojnë fitoren e parë në stadiumin e ri për t’u rikthyer te suksesi ndaj të kuqve pas më shumë se 1 viti. Ndërsa Partizani është i qetë, pasi kryeson renditjen me 17 pikë diferencë nga Tirana dhe nuk e njeh shijen e humbjes këtë edicion.

Pas reduktimit të numrit të tifozëve të kuq që do të jenë të pranishëm në “Selman Stërmasi” nga 3-2 mijë për derbin me Tiranën, për të garantuar sigurinë forcat e rendit kanë vendosur të ndryshojnë edhe sektorët ku do të akomodohen tifozët e Partizanit.

Të kuqtë do të vendosen në tribunat B1, B2, H1 dhe H2, pasi forcat e rendit nuk kanë dashur që tifozëritë të jenë përballë njëra-tjetrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here