Home Ekonomi Patenta me pike pritet te miratohet se shpejti

Patenta me pike pritet te miratohet se shpejti

961
0

police-femerKodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë pritet të ndryshojë në kuadër të nismës së Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës.

Burime nga Transporti bëjnë të ditur se janë propozuar ndryshime për nenin 120/1 të Kodit Rrugor, sipas të cilit parashikohen predispozitat ligjore për lejedrejtimin me pikë. Në bazë të këtij neni shpjegohet edhe procedura e heqjeve të pikëve të patentës në rast shkeljeje të rregullave të qarkullimit rrugor

NDRYSHIMI
Në nenin 120/1 propozohet të bëhen ndryshime në fjalinë e fundit të pikës së parë të tij dhe e gjithë pika 2. Pra në pikën 1 të këtij neni fjalia “Tregimi i sasisë së pikëve është i lidhur me çdo shkelje dhe duhet të rezultojë nga procesverbali i konstatimit të shkeljes i agjentëve verifikues” propozohet të bëhet “Tregimi i sasisë së pikëve është i lidhur me çdo shkelje dhe duhet të rezultojë nga vendimi i komisionit të organit epror të agjentit verifikues.”. Sipas këtij ndryshimi që propozohet, heqja e pikëve të patentave në rast shkeljeje, nuk do të jetë më kompetencë e një funksionari të vetëm, por e një komisioni më të lartë në hierarki.

Ndërsa, pika 2 e këtij neni, ku thuhet se “Në rastin kur konstatohen njëkohësisht më shumë se një shkelje e normave të sjelljes në zbatim të kërkesave të pikës 1 të këtij neni, mund të zbriten maksimumi 15 pikë. Dispozitat e kësaj pike nuk zbatohen në rastet, në të cilat është parashikuar pezullimi ose revokimi (heqja) e lejedrejtimit.” propozohet të ndryshohet në fjalinë “Në rastin kur konstatohen njëkohësisht më shumë se një shkelje e normave të sjelljes në zbatim të kërkesave të pikës 1 të këtij neni, zbriten maksimumi 15 pikë.”.

Në këtë mënyrë heqja e 15 pikëve të patentës, në rast se janë bërë më shumë shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, bëhet fakt i kryer. Nga ekspertë të Transportit ky ndryshim, që propozohet të bëhet për nenin 120/1 të Kodit Rrugor, u argumentua me faktin se paqartësia gjuhësore ka sjellë kontradikta, për sa i përket kësaj pjese të legjislacionit. Neni 120/1 u shtua në Kodin Rrugor me Ligjin nr. 10 488, datë 5.12.2011. Në bazë të këtij neni një patentë ka 20 pikë.

TESTIMI
Një projekt pilot është në diskutim nga organet e Transportit, sipas të cilit kursantët që kalojnë provat teorike dhe praktike për të marrë lejedrejtim mjeti, do t’u duhet që të fotografohen dhe të japin shenjat e gishtave para se të futen në provim. Gjithashtu, fotografia në fjalë parashikohet të përdoret në dokumentin e lejedrejtimit (patentën). Ky projekt pilot pritet të kryhet në Tiranë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here