Home Rajoni Ndërpritet regjistrimi i popullsisë në Maqedoni

Ndërpritet regjistrimi i popullsisë në Maqedoni

812
0

Të gjithë anëtarët e Komisionit Shtetëror për Regjistrimin e Popullsisë, kanë dhënë dorëheqje dhe me këtë konstatohet se është ndërprerë regjistrimi i popullsisë 2011 në Maqedoni.
Nënkryetari i KSHR-së, Bujar Osmani theksoi për agjencinë e lajmeve INA se janë dorëhequr të gjithë anëtarët maqedonas dhe shqiptarë të KSHR-së.

Anëtarët e Komisionit Shtetëror të Regjistrimit (KSHR) kanë dhënë mbrëmë dorëheqjen, pas problemeve të procesit të regjistrimit në terren si dhe rreth interpretimeve të ndryshme të Ligjit për regjistrim.
Sipas tij, kjo situatë e krijuar çon drejt anulimit të këtij procesi, por gjithçka siç tha ai do të vendoset gjatë ditëve të sotme për masat e reja.
“Ka pasur mosmarrëveshje të vazhdueshme lidhur me problemet organizative në terren si dhe rreth mënyrës së interpretimit të Ligjit për regjistrim në terren nga ana e regjistruesve dhe këto çështje dihen sepse ishin shpalosur edhe në media”, ka theksuar nënkryetari i KSHR-së.

Përplasjet e vazhdueshme midis anëtarëve maqedonas dhe shqiptarë rreth interpretimit të Ligjit për të regjistruar qytetarët që jetojnë jashtë vendit ka qenë një nga arsyet kryesore që çoi në dështimin e këtij procesi.

Vendimi i KSHR pritet që sot të jetë temë kryesore në mbledhjen e qeverisë dhe në rend dite edhe në seancën plenare, ku do të vendoset lidhur me hapat e mëtejshëm për regjistrimin e popullsisë, që duhej të përfundonte më datë 15 tetor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here