Home Aktualitet Finacial Times: BE do ti jape statusin Shqiperise

Finacial Times: BE do ti jape statusin Shqiperise

632
0

ft-europeVizita e Komisionerit për Zgjerim në Bashkimin Europian në Tiranë, bashkë me raportin e Komisionit Europian duke se do të jetë një ogur i mirë për Shqipërinë.

Gazeta britanike Financial Times, thotë se Bashkimi Europian pritet që të miratojë marrjen e statusit nga Shqipëria në fund të këtij muaji.

Në shkrimin e Christian Oliver dhe Kerin Hope, theksohet se “diplomatët thonë se 28 shtetet anëtare të BE do e miratojnë statusin e kandidatit në një takim në fund të muajit”.

Komisioni Europian e ka rekomanduar marrjen e statusit, por tani pritet se cili do jetë qëndrimi politik i BE. “BE është e gatshme që të pranojë Shqipërinë si kandidat për anëtarësim, në një lëvizje që ka të ngjarë të armiqësojë akoma më shumë partitë populiste anti- BE, që fituan ndjeshëm në zgjedhjet e fundit. Lëvizja për të përfshirë në union shtetin e varfër, kryesisht mysliman, është shumë përçarëse, sidomos sa i përket frikës rreth emigracionit dhe krimit të organizuar,” shkruan Financial Times.

Në shkrim thuhet se partia euroskeptike britanike, UKIP, e ka quajtur një çmenduri absolute dhënien e statusit për Shqipërinë.

Britania, Gjermania dhe Holanda e kanë zbutur qëndrimin e tyre ndaj Shqipërisë. Por ata thonë se rruga e Shqipërisë drejt anëtarësimit do jetë e gjatë dhe e vështirë, pasi nuk pritet të ketë anëtarësim tjetër në BE përpara vitit 2021.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here