Home Aktualitet Enver Dondollaku ekstradohet ne Shqiperi

Enver Dondollaku ekstradohet ne Shqiperi

1174
0

Enver Dondollaku ekstradohet ne ShqiperiËshtë ekstraduar sot nga Italia drejt vendit tonë një nga të akuzuarit si përbërësit kryesorë të “bandës së Lushnjës”, Enver Dondollaku.
Dondollaku, 38 vjeç nga Lushnja, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me një vendim të vitit 2009, e ka dënuar me 25 vjet burg për kryerjen e një sërë veprash të rënda penale.

“I ekstraduari Enver Dondollaku, si pjestar i një bande kriminale në qytetin e Lushnjës, me vendimin e sipërcituar është deklaruar fajtor për kryerjen vepra penale:
“Vrasje me paramendim” të shtetasve Xhevat Demiri, Nimet Zeneli, Masar Aliu, Idajet Beqiri, vrasje e mbetur në tentativë për shtetasin Gramoz Selmani, gjithashtu dhe veprat penale të “Shkatërrim i pronës”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”, “Vjedhje me dhunë” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. “- thuhet në njoftimin e policisë.

Organizata kriminale e njohur si “banda e Lushnjës”, drejtues i së cilës akuzohet të ketë qenë Aldo Bare, i shënon fillesat e saj në korrik të vitit 1997. Krijimi i kësaj bande u pasua me ngjarje të rënda kriminale, përfshi vrasjet me paramendim. Sipas Prokurorisë, veprimtaria kriminale e kësaj organizate u shtri në vitet 1998-2005.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here