Një pedonale e re është planifikuar të ndërtohet në Kamëz, me fondet e parashikuara nga buxheti i vitit 2016.
Pedonalja e re do të shtrihet përgjatë “Bulevardit Blu”, nga qendra e qytetit deri në kryqëzimin me rrugën “Londra”.
Investimi do të ketë një sipërfaqe 4936 metra katrorë dhe do të krijojë një rikualifikim urban për qytetin.
Pjesë e këtij projekti do të jenë pllakat dekorative, stolat, ndriçuesit e rinj,gjelbërimi me pemë dhe lule, si dhe koshat e mbeturinave. Ndërtimi i pedonales pason një tjetër projekt të rëndësishëm për qytetin, që është sheshi kryesor pranë Pallatit të Kulturës.