Home Aktualitet Durres, zbulohet nje laborator droge, te implikuar edhe biznesmene

Durres, zbulohet nje laborator droge, te implikuar edhe biznesmene

495
0

Një laborator i përpunimit dhe paketimit të kanabist u zbulua nga Policia në qytetin e Durrësit, ndërsa shtatë persona u arrestuan në flagrancë. Operacioni i koduar “Koordinata” u krye në bashkëpunim edhe me Drejtorinë e Policisë së Shkodrës dhe Tiranës dhe u sekuestruan rreth 700 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa.

Policia e Durrësit përmes një njoftimi zyrtar deklaron se operacioni është duke vijuar në terren në zonë e ish-Kënetës, aty ku u zbulua laboratori. Mësohet përmes burimeve se në mesin e të prangosurve ka biznesmenë nga Tirana, Shkodra dhe Durrësi.

Te arrestuarit 

• Iqmet Pashollari 61 vjeç, banues në Durrës;
• Bejto Kotaj  53  vjeç, banues në Shkodër;
• Ajet Sulaj 40 vjeç, banues në Tiranë;
• Festim Xhelilaj 39 vjeç, banues në Tiranë;
• Pajtim Braçaj 52 vjeç, banues në Tiranë;
• Qerim Xeka  47 vjeç, banues në Krujë•
  Lutfi Xeka  25 vjeç, banues në Krujë.

droge-durres1
Policia thotë se nga ky aksion ku janë përfshirë efektivë nga tre drejtori policie, priten arrestime të personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Nga hetimet paraprake dyshohet se kanabisi sigurohej nga Tirana dhe Shkodra, përpunohej në Durrës dhe trafikohej jashtë Shqipërisë, me destinacion kryesor Italinë.

Hetimi për zbulimin e këtij grupi është kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

droge-durres

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here