Home Politike Flamuri turk, ambasada kerkon heqjen nga shkollat a paautorizuara

Flamuri turk, ambasada kerkon heqjen nga shkollat a paautorizuara

171
0

urlTurqia i kërkon qeverisë shqiptare që shkollat turke në Shqipëri të mos kenë flamur apo logo turke. Një shkresë e tillë i ka mbërritur zyrtarisht Ministrisë së Jashtme dhe asaj të Arsimit, me qëllim që të merren masa të menjëhershme.

“Është një shkresë administrative që i drejtohet drejtorive arsimore rajonale me një shqetësim të ambasadës turke për përdorimin e flamurit turk në këto institucione. Me të drejtë, ambasada ka kërkuar që të mos përdoret flamuri, pasi është vetëm shteti turk që autorizon përdorimin e simboleve kombëtare”, ka deklaruar Plarent Ndreca, sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit.

Sipas Ndrecës, institucionet e arsimit duhet që të respektojnë kriteret e liçencimit dhe këtë kërkesë të amabsadës turke.

“Në bashkëpunim me Ministrinë e Jashtme kemi drejtuar shkresën se, institucione të ndryshme të liçencuara nga Ministria e Arsimit duhet që t’u përmbahen rigorozisht logove dhe simboleve që janë miratuar me akt liçencimi”, ka saktësuar Ndreca.

Institucionet arsimore turke njihen për cilësi të lartë të nxënësve që mësojnë në to.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here