Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Josif Kuzhe është shtruar me urgjencë në Spitalin Amerikan pasi ka pësuar një hemoragji celebrale pasditen e sotme.
Sipas informacioneve zyrtare nga Federata Shqiptare e Futbollit, trajneri kroat Kuzhe ndodhej në Tiranë në momentin kur ka ndjerë shqetësime dhe prej orës 15:00 ndodhet i shtruar në Spitalin Amerikan në kryeqytet.
Federata bën të ditur se gjendja shëndetësore e trajnerit Kuzhe është e rëndë madje po bëhen përpjekje për të bërë të mundur nisjen e tij drejt Zagrebit.
Në një komunikim në televizionin News24, mjeku neurokirurg Fatos Olldashi që asiston trajnerin e kombëtares, bëri të ditur se Kuzhe është paraqitur në spital rreth orës 15:00 me ankesa për dhimbje koke dhe marrje mendsh.
“Nga rezonanca magnetike rezultoi se ka gjak në hapësirat e trurit. Tashmë gjendja e tij u stabilizua dhe është e mirë. Ai ndodhet i shtruar në pavion dhe madje mund të komunkojë, nuk ndodhet në reanimacion” shpjegon mjeku Olldashi.
Mësohet se trajneri nuk ka patur shqetësime të rënda shëndetësore në ditët e kaluara, madje po sot ai ka publikuar dhe listën e futbollistëve që do të aktivizojë në ndeshjen e kombëtares me Bosnjë- Hercegovinën.
te shkuara zoti Kuzhe